Paratë që emigrantët sjellin te të afërmit kanë shënuar një rekord historik, të paktën që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat nga Banka e Shqipërisë.
Sipas Bankës, në 6-mujorin e parë të vitit, dërgesat e emigrantëve arritën në 444 milionë euro, me një rritje prej 18% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ky nivel është 5.3% më i lartë edhe se janar-qershori i 2019-ës, që deri tani mbante rekordin me 424 milionë euro.
Pas atij viti, dërgesat filluan të binin vazhdimisht, duke reflektuar largimin gradual të emigrantëve nga vendi mëmë që zakonisht ndodh pas 15-20 viteve, teksa ata krijojnë familjet e tyre dhe i shkëpusin gradualisht lidhjet me vendin mëmë.
Por, që nga viti 2017, remitancat filluan sërish rritjen, në linjë me ciklin e ri të emigracionit (në vitin 2016 u shënua dhe një nivel rekord i kërkesave për azil në rreth 60 mijë).
Pas një reduktimi deri në 2020-ën, i ndikuar dhe nga pandemia, 2022-shi shënoi një kulm të ri emigracioni, ku kërkesat për azil i kërkuan 30 mijë, pjesa më e madhe e të cilëve në Mbretërinë e Bashkuar.
Në kanalet e reja në vitet e fundit, krahas atyre tradicionale si Italia e Greqia ishin dhe Franca, Gjermania e Mbretëria e Bashkuar.
Burime nga operatorët vendas të transferimit të parave thanë se Gjermania dhe Anglia janë korridore të reja, në raport me tradicionalet, dhe kanë një ecuri më të mirë në trendin e dërgimit të parave te të afërmit e tyre në Shqipëri.
Të dhënat e tjera të Eurostat tregojnë se popullsia shqiptare që jeton jashtë vendit sa vjen e po rritet, çka po mban në këmbë dhe remitancat.
Sipas Eurostat, në 2022 rreth 74 mijë shtetas shqiptarë (73,858) morën leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së. Në krahasim me një vit më parë, numri i lejeve është rritur me 34%.
Ndërkohë, kjo është shifra më e lartë e konstatuar që nga viti 2010, duke treguar qartë një tendencë të shtimit të personave që lënë vendin me synimin për të jetuar dhe punuar në një nga shtetet e Bashkimit Evropian.
Që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat më të hershme të Eurostat, vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë gjithsej 832 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë.
Kjo shifër është gati sa një e treta e popullsisë që raportohet se jeton në Shqipëri (Censi që do ta tregojë saktë numrin e personave që kanë mbetur në vend po zhvillohet këtë vit)./Monitor.al
Treguesit e punësimit përgjithësisht u përmirësuan në trem...
Sot, më 13 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98.7 l...
Sot, më 12 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98.8 l...
Prodhuesit e bukës, të specialiteteve të brumërave të ...
Sot, më 11 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99 lek...
A ia vlen të investosh në Shqipëri? Duke parë rregullat m...
Sot, më 10 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99 lek...
Sot, më 9 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.2 le...
Sot, më 8 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.8 le...
Sot, më 7 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.7 le...
Sot, më 5 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 le...
Sot, më 5 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99 ...
Sot, më 4 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.2 le...
"Kredo Financë" është një kompani që e klasifikon veten në...
Në fund të pushimeve të verës, kancelari Olaf Scholz d...
Sot, më 3 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.2 le...
Sot, më 2 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.5 le...
Sot, më 1 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.2 le...
Çmimet e larta pas luftës në Ukrainë kanë ndryshuar burime...
Sot, më 31 gusht 2023, dollari amerikan blihet me 98 lekë ...
Afera e inceneratorëve preku edhe mediat për propagand...
Partia Demokratike denoncoi këtë të shtunë se Ministria e ...
Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai nd...
Afera e inceneratorëve nuk ka kaluar vetëm nëpërmjet d...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë de...
Një e moshuar ka hyrë në ujërat e lumit Devoll duke rrezik...
Tri objekte kulti (teqe) janë vjedhur gjatë dy muajve ...
49-vjeçarja nga Pogradeci me iniciale A.H. denoncoi në Pol...
Mjekët paralajmërojnë se mijëra gra janë në rrezik nga...
Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Jens Stoltenberg ka njoftuar se NATO ka miratuar forca sht...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se...
Qeveria e Kosovës ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit...
Policia e Kosovës në vazhdën e realizimin të detyrave dhe ...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Sot, më 30 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Sot, më 29 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...