
2014-2022, qeveria shpenzoi 2 miliardë euro për rrugët, por ka më pak kilometra
Qeveria e Shqipërisë ka harxhuar 213 miliardë lekë (2 mld ...
Ndonëse monedha vendase është leku, dhe të ardhurat e pjesës më të madhe të familjeve e individëve janë po në lekë, duket se fitimet më të mëdha janë në euro.
Këtë të paktën tregon tendenca e depozitave sipas llojit të monedhave në korrik, ku kursimet në lekë janë në rënie ndërsa ato në valutë janë në rritje të ndjeshme.
Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit korrik, stoku i depozitave në lekë arriti 545 miliardë lekë, me një rënie prej 0.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 1.8 miliardë lekë më pak.
Kjo rënie vjen pas rritjes në qershor, që ishte më e forta që nga dhjetori 2022. Pas qershorit, depozitat në lekë iu rikthyen sërish tendencës rënëse, që kanë shfaqur përgjatë këtij viti.
Pavarësisht tendencës rritëse të normave të interesit vitin e fundit, si rrjedhojë e politikës monetare shtrënguese të Bankës së Shqipërisë, që rriti normën bazë disa herë për të frenuar inflacionin, depozitat në lekë nuk kanë njohur ndonjë zgjerim të ndjeshëm. Me bazë vjetore, kursimet në lekë janë rritur vetëm me 0.6%.
Kjo mund të reflektojë si paaftësinë për të kursyer, për shkak të rritjes me ritme shumë të larta të çmimeve në raport me të ardhurat, ashtu dhe kanalizimin e investimeve në letrat me vlerë të qeverisë, të cilat kishin norma më të larta interesi sesa depozitat.
Kursimet në valutë rriten me 130 milionë euro
Ndryshe nga kursimet në lekë, ato në valutë kanë shënuar rritje të qëndrueshme vitet e fundit. ("Monitor" po i raporton depozitat në valutë nga statistikat e veçanta për euron, që mbizotëron, pasi të dhënat totale të depozitave të Bankës së Shqipërisë jepen në lekë, çka ul vlerën e kursimeve në euro për shkak të zhvlerësimit të ndjeshëm të monedhës së përbashkët).
Në fund të korrikut, stoku i kursimeve në euro arriti në 6.8 miliardë euro, me një rritje prej 1.9% në krahasim me muajin e mëparshëm, ose 130 milionë euro më shumë, zgjerimi më i fortë që nga gushti i vitit të kaluar.
Me bazë vjetore, depozitat në euro janë rritur me 16.6%, ose 976 milionë euro më shumë.
Në korrik dhe në gusht depozitat në valutë njohin gjithmonë rritje të fortë të ndikuara nga prurjet e emigrantëve.
Vitet e fundit ndikim ka dhënë dhe ecuria e mirë e turizmit, që sjell më shumë valutë në vend si përmes konsumit, hotelerisë, ashtu dhe individëve që japin shtëpitë me qira ditore, një tendencë që sa vjen e po bëhet gjithnjë e më e fortë, sidomos në muajt e verës./Revista Monitor
Qeveria e Shqipërisë ka harxhuar 213 miliardë lekë (2 mld ...
Sot, më 30 gusht 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 le...
Sot, më 29 gusht 2023, dollari amerikan blihet me 100.3 le...
Pavarësisht ankesave e pakënaqësive që shqiptarët shprehin...
Sot, më 28 gusht 2023, dollari amerikan blihet me 98.8 lek...
Sot, më 27 gusht 2023, dollari amerikan blihet me 98.8 lek...
Sot, më 26 gusht 2023, dollari amerikan blihet me 100 lekë...
Sot, më 25 gusht 2023, dollari amerikan blihet me 100 lekë...
Sot, më 24 gusht 2023, dollari amerikan blihet me 98.5 lek...
Sot, më 23 gusht 2023, dollari amerikan blihet me 97.4 lek...
Pagesat me kartë bankare janë rritur ndjeshëm edhe në gjys...
Sot, më 22 gusht 2023, Dollari amerikan blihet me 96.6...
Emigrantët në Kosovë kanë dërguar gati 633 milionë euro në...
Detyrimet për taksën vjetore të ndërtesave do të rriten ed...
Sot, më 21 gusht 2023, dollari amerikan blihet me 96 l...
Sot, më 20 gusht 2023, dollari amerikan blihet me 96.3 lek...
Sot, më 19 gusht 2023, dollari amerikan blihet me 96.2...
Sot, më 18 gusht 2023, dollari amerikan blihet me 96.5 lek...
Sot, më 17 gusht 2023, dollari amerikan blihet me 95.6...
Sot, më 16 gusht 2023, dollari amerikan blihet me 95 lekë ...
Afera e inceneratorëve preku edhe mediat për propagand...
Partia Demokratike denoncoi këtë të shtunë se Ministria e ...
Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai nd...
Afera e inceneratorëve nuk ka kaluar vetëm nëpërmjet d...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë de...
Një e moshuar ka hyrë në ujërat e lumit Devoll duke rrezik...
Tri objekte kulti (teqe) janë vjedhur gjatë dy muajve ...
49-vjeçarja nga Pogradeci me iniciale A.H. denoncoi në Pol...
Mjekët paralajmërojnë se mijëra gra janë në rrezik nga...
Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Jens Stoltenberg ka njoftuar se NATO ka miratuar forca sht...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se...
Qeveria e Kosovës ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit...
Policia e Kosovës në vazhdën e realizimin të detyrave dhe ...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Sot, më 30 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Sot, më 29 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...