
Monedhat e huaja në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 11 shtator 2023
Sot, më 11 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99 lek...
Prodhuesit e bukës, të specialiteteve të brumërave të ndryshme dhe pastiçerive po përballen me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore.
Në pamundësi të zgjidhjes për plotësimin e vendeve të lira me vendas, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të industrisë që me rritjen e pagave, furrat dhe pastiçeritë e vendit janë duke shqyrtuar mundësitë për punësimin e të huajve.
Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave, Gëzim Peshkopia, tha për "Monitor" se sektori prej vitesh vuan mungesën e specialistëve të prodhimit të brumërave dhe ëmbëlsirave, por sivjet problematika shfaqet tepër e mprehtë.
Z. Peshkopia pohon se shkak i mungesës së lartë të fuqisë punëtore të specializuar mbetet emigracioni i popullatës.
Të gjendur përballë kësaj situate sipërmarrësit e prodhimit të brumërave dhe ëmbëlsirave po shqyrtojnë mundësinë e punësimit të punonjësve të huaj si nga vendet aziatike dhe ato të rajonit.
Sipas të dhënave të shoqatës në vend operojnë 8,000 deri 10,000 furra buke dhe pastiçeri, ku secila prej tyre po vuan mungesën e fuqisë punëtore.
“Mungesa e fuqisë punëtore të specializuar në prodhimin e brumërave dhe ëmbëlsirave kërkon zgjidhje imediate. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të ndërmarra nga sektori që nisi me rritjet e herëpashershme të pagave, pothuajse të gjitha furrat në vend po hasin vështirësi me gjetjen e fuqisë punëtore. Për këtë arsye bizneset prodhuese tashmë janë të hapura për shqyrtimin e mundësive për punësimin e specialistëve të huaj me eksperiencë të ngjashme qoftë nga shtetet aziatike dhe ato të rajonit”, pohoi ai.
Prej muajit shtator të vitit të kaluar, për shkak të mungesës së punëtorëve shumë furra buke në vend janë detyruar të rrisin pagat deri në 80%, me qëllim mbajtjen e profesionistëve. Sipas shoqatës për pozicionin e furrxhiut, profesioni më kyç në prodhimin e brumërave, pagat variojnë nga 60 mijë lekë deri në 100 mijë lekë në muaj. Rritja e lartë e pagave është bërë edhe për punonjëset e pastrimit në nivelin 70 deri 80%.
Mungesa e fuqisë punëtore po shton kostot edhe te prodhuesit e bukës. Shtimet e pagave vështirësuan vjet gjendjen te disa furra buke, të cilat rritën çmimet e bukës 10 deri 20 lekë.
Problematika e mprehtë e fuqisë punëtore tashmë është prezente në të gjithë sektorët e ekonomisë. Më herët edhe prodhuesit e pijeve freskuese pohuan se po shohin mundësitë e punësimit të të huajve, edhe pse fillimisht industria ngurroi për shkak të problematikës me largimet e të huajve që po përballen shumë biznese.
Sektori i bareve dhe shërbimeve këtë vit në nisje të sezonit turistik u përball me mungesa prej 15,000 punonjësish. Edhe sektori i manifakturës po përballet me mungesë të lartë të fuqisë punëtore. Pro Eksport Albania tha më herët për "Monitor" se për janar-qershor 2023 u punësuar 450 gra nga Nepali dhe Filipinet për plotësimin e mungesës me punëtorët vendas./ Revista Monitor
Sot, më 11 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99 lek...
A ia vlen të investosh në Shqipëri? Duke parë rregullat m...
Sot, më 10 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99 lek...
Sot, më 9 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.2 le...
Sot, më 8 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.8 le...
Sot, më 7 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.7 le...
Sot, më 5 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 le...
Sot, më 5 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99 ...
Sot, më 4 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.2 le...
"Kredo Financë" është një kompani që e klasifikon veten në...
Në fund të pushimeve të verës, kancelari Olaf Scholz d...
Sot, më 3 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.2 le...
Sot, më 2 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.5 le...
Sot, më 1 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.2 le...
Çmimet e larta pas luftës në Ukrainë kanë ndryshuar burime...
Sot, më 31 gusht 2023, dollari amerikan blihet me 98 lekë ...
Ndonëse monedha vendase është leku, dhe të ardhurat e pjes...
Qeveria e Shqipërisë ka harxhuar 213 miliardë lekë (2 mld ...
Sot, më 30 gusht 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 le...
Sot, më 29 gusht 2023, dollari amerikan blihet me 100.3 le...
Afera e inceneratorëve preku edhe mediat për propagand...
Partia Demokratike denoncoi këtë të shtunë se Ministria e ...
Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai nd...
Afera e inceneratorëve nuk ka kaluar vetëm nëpërmjet d...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë de...
Një e moshuar ka hyrë në ujërat e lumit Devoll duke rrezik...
Tri objekte kulti (teqe) janë vjedhur gjatë dy muajve ...
49-vjeçarja nga Pogradeci me iniciale A.H. denoncoi në Pol...
Mjekët paralajmërojnë se mijëra gra janë në rrezik nga...
Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Jens Stoltenberg ka njoftuar se NATO ka miratuar forca sht...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se...
Qeveria e Kosovës ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit...
Policia e Kosovës në vazhdën e realizimin të detyrave dhe ...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Sot, më 30 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Sot, më 29 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...