LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grantet e BE, Balluku: Të mbështesim sipërmarrjen të aksesojë fondet

14 Nëntor 2023, 12:06, Ekonomi CNA
Grantet e BE, Balluku: Të mbështesim sipërmarrjen të
Zv/Kryeministre e Shqipërisë Belinda Balluku

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku thotë se ka ardhur koha që t'u krijohet sipërmarrësve shqiptarë mundësia për aksesim të fondeve e programeve ekonomike të BE-së.

Nga paneli për instrumentet e BE-së për Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale, ku ishte pjesë Balluku tha se fondet kanë qenë aty tërë kohën, por se ne nuk kemi infrastrukturën për t'i mbështetur sipërmarrësit në këtë proces.

Sot ka ardhur momenti që ne të diskutojmë me njëri-tjetrin dhe të punojmë për ngritjen e infrastrukturës dhe të instrumenteve të duhura, të cilat do t'i shërbejnë biznesit për të aksesuar fondet e programeve ekonomike të Bashkimit Evropian. Fonde të cilat janë aty, por që fatkeqësisht ne nuk e kemi pasur një infrastrukturë për të mbështetur e për të udhëhequr sipërmarrësit tanë në këtë proces të ri për Shqipërinë. Ky është momenti për të bashkëpunuar e për t’u krijuar juve mundësinë që të aksesohen të gjitha këto programe.” -tha Balluku.

Zv/kryeministrja njoftoi se është tashmë një paketë prej 6 miliardë eurosh e cila mund të aksesohet nga sipërmarrësit shqiptarë përmes granteve dhe kredive.

“Një nga programet që tashmë është i hapur dhe shumë i rëndësishëm është ‘Growth Plan’ që është një paketë prej 6 miliardë eurosh e cila do të aksesohet përmes granteve dhe kredive. Nga ana tjetër duhet pasur parasysh se një program shumë i rëndësishëm është “Horizont” i cili ka një disponueshmëri prej 95.5 miliardë eurosh të cilat përmes konkurrencës, projekteve dhe përmes instrumenteve të ndryshme mund të aksesohet nga bizneset private për të mbështetur iniciativat e tyre dhe projektet e tyre në sektorë të ndryshëm”,-tha Balluku./CNA

 

Lajmet e fundit nga