LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çmimet/ Në tetor ushqimet u rritën me 13.7%

23 Nëntor 2022, 11:59, Ekonomi CNA

Çmimet/ Në tetor ushqimet u rritën me 13.7%

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin tetor 2022 është 8,0 %.

Rritja më e madhe e çmimeve prej 13,7 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 12,9 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6,5 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,9 %, “Veshje dhe këpucë” me 3,9 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,8 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,1 %, “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me 2,4 % secila, “Argëtim dhe kulturë” me 2,0 % dhe “Komunikimi” me 0,6 %.

Në muajin tetor 2022, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,3 %.

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Transporti” me 0,8 %, pasuar nga grupet “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,6 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,5 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,4 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3 %, “Shëndeti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 % secila, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1 %.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 1,8 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,4 % dhe “Shërbimi arsimor” me 0,2 %./CNA.al

Lajmet e fundit nga