LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çmimi i energjisë mbi 800 kwh/ FSHU kërkon miratimin e tarifës së re

22 Shtator 2022, 14:18, Ekonomi CNA

Çmimi i energjisë mbi 800 kwh/ FSHU kërkon miratimin e

Ndërkohë në kostot e çmimeve të energjisë për vitin e ardhshëm mund të rëndojë nëse miratohet nga ere edhe aplikimi i operatorit te transmetimit për rritjen e tarifës së transmetimit nga 0.85 lekë/kWh, në 2.20 lekë/kWh.

OSHEE ka aplikuar në ERE përmes furnizuesit të shërbimit universal për rritjen e çmimit të energjisë për konsumin mbi 800 kilovat orë në muaj për klientët familjarë për periudhën tetor-dhjetor 2022.

Në aplikim thuhet se KESH ka rritur çmimin mesatar të blerjes së energjisë nga FSHU për konsumin mbi 800 kilovat orë nw muaj për klientët familjarë nga 2,6 lekë/kWh në 34,3 lekë/kWh.

Rritja është mbi 1300 % dhe vetëm për tre muaj kosto shtesë që do të përballohet nga xhepat e qytetarëve që kalojnë konsumin mujor mbi 800 kilovat është 1,8 miliard lekë, ose rreth 16 milion euro.

Por 34,3 lekë/kWh nuk është çmimi që do të paguajnë familjarët, pasi FSHU do t’i shtojë edhe kostot e tjera të operimit që i ka llogaritur në 8,5 lekë/kWh.

Lajmet e fundit nga