
Në 4 vite janë shpenzuar 112 mln euro për bonusin e bebeve, 33% e përfituesve janë të porsalindurit jashtë
Në total në 4 vjet për periudhën 2019-2022 nga nisja e pro...
Europa Juglindore pritet të jetë nënrajoni me rritjen më të shpejtë në krahasim me zonat e Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore këtë vit, mes një perspektive përgjithësisht të zymtë për rajonin më të gjerë, tregojnë parashikimet më të fundit nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIW).
Raporti thekson se pas “qëndresës mbresëlënëse” fillestare të treguar nga ekonomitë e rajonit në përgjigje të pasojave ekonomike të konfliktit në Ukrainë, ato tani po përballen me sfida. Inflacioni i lartë, masat më të rrepta monetare dhe një rritje e dobët globale, po ushtrojnë një trysni të madhe mbi ekonomitë e këtij rajoni, tha instituti.
“Infektimi” gjerman
Pas një ecurie të dobët në tremujorin e katërt të vitit 2022, rritja ekonomike në disa vende të rajonit u ndal në tremujorin e parë të vitit 2023. Polonia, Çekia dhe Hungaria e nisën vitin me rritje negative.
Vasily Astrov, ekonomist i lartë në Institutin e Vjenës dhe autori kryesor i Parashikimit Veror të publikuar më 5 korrik, mendon se ngadalësimi ekonomik në rajon ka ardhur si pasojë e kombinimit të rënies së të ardhurave reale, recesionit në Gjermani dhe çmimeve të larta të energjisë.
Ndikimi negativ në vendet e Vishegradit është veçanërisht i dukshëm, pasi ato kanë lidhje të forta ekonomike me Gjermaninë, megjithëse edhe ekonomitë e Europës Juglindore si Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia, dërgojnë gjithashtu një pjesë të madhe të eksporteve në Gjermani.
Për vitin 2023, Instituti i Vjenës parashikon ngadalësim të rritjes ekonomike, me një mesatare prej 1.2% për vendet anëtare të BE-së në rajon. Megjithatë, kjo është më shumë se dy herë më e shpejtë se rritja e Eurozonës, e cila pritet të arrijë në vetëm 0.5%.
Dallohet Europa Juglindore
Midis anëtarëve të BE-së në Europën Juglindore, Rumania (3.0%) dhe Kroacia (2.5%) parashikohen të kenë rritje ekonomike relativisht të fortë. Në mënyrë të ngjashme, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor si Mali i Zi (3.5%), Kosova (3.4%) dhe Shqipëria (3.3%), do të kenë ndër normat më të shpejta të rritjes në rajon.
“Nënrajoni i Europës Juglindore po ecën më mirë se disa pjesë të tjera të Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore.
Në shumicën e nënrajoneve që po mbulojmë, ka pasur ngadalësim të madh të rritjes ekonomike në baza vjetore, që vazhdoi në tremujorin e parë të këtij viti”, tha Astrov gjatë një seminari online për paraqitjen e raportit më 5 korrik.
“Europa Juglindore në fakt po ecën mjaft mirë. Si Ballkani Perëndimor, edhe vendet anëtare të BE-së, veçanërisht Rumania dhe Kroacia, po ecin më mirë në aspektin e rritjes sesa vendet e tjera anëtare lindore të BE-së.
Ai mendon se kjo ka ndodhur falë hyrjeve të mëdha të fondeve të BE-së, veçanërisht në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (RRF), lulëzimit të turizmit dhe hyrjeve të Investimeve të Huaja Direkte (IHD).
Ekonomia me rritjen më të shpejtë këtë vit pritet të jetë Kazakistani (4.5%), i vetmi vend nga rajoni i Euroazisë, i përfshirë në raport.
Nga ana tjetër, vendet e Vishegradit pritet të shënojnë zgjerim ekonomik modest prej 0.6%. Edhe pse shumica e vendeve të rajonit, përveç Hungarisë (-0,5%) parashikohet të shmangin recesionin e plotë gjatë gjithë vitit, ato do të vazhdojnë të përballen me rënie të ndjeshme të rritjes ekonomike në vitin 2023, krahasuar me një vit më parë.
Nuk dihet kur do të përfundojë lufta
Rritja ekonomike në Rusi dhe Ukrainë ishte sërish negative në tremujorin e parë, por më pak negative se në vitin 2022, pasi të dyja ekonomitë përthithën goditjet fillestare të luftës dhe sanksioneve. Një rritje modeste pozitive pritet këtë vit.
Megjithatë, janë shuar shpresat e përfundimit të luftës në Ukrainë dhe rrjedhimisht për gjallërim domëthënës të veprimarisë ekonomike.
Pas një tkurrjeje të rëndë prej 29.1% në vitin 2022, Ukraina mund të përjetojë rimëkëmbje të lehtë me një normë rritjeje prej 2.0% këtë vit, por nuk parashikohet një rimëkëmbje reale deri në vitin 2025.
Ndërprerjet e furnizimit me energji të shkaktuara nga bombardimet ruse janë zgjidhur kryesisht dhe ka një ndjenjë disi pozitive në sektorin e biznesit, thotë Instituti i Vjenës. Për më tepër, inflacioni është në një trajektore rënëse. Megjithatë, si shkalla e papunësisë, edhe ajo e varfërisë, mbeten mbi nivelin 20%.
“Hamendësimi ynë i përgjithshëm është se lufta nuk do të përfundojë këtë vit, por ajo do të lokalizohet gjithnjë e më shumë dhe nuk do të ketë përshkallëzim të madh”, tha Richard Grieveson, zëvendësdrejtori i Institutit të Vjenës.
Në total në 4 vjet për periudhën 2019-2022 nga nisja e pro...
Sot, më 10 Gusht 2023, dollari amerikan blihet me 93.6 lek...
Sot, më 9 Gusht 2023, dollari amerikan blihet me 93.8 lekë...
Kompanitë gjermane kanë ulur prodhimin e tyre befasisht sh...
Sot, më 8 Gusht 2023, dollari amerikan blihet me 93.7 lekë...
Projektligji i ri për taksën mbi pasurinë e paluajtshme që...
Sot, më 7 Gusht 2023, dollari amerikan blihet me 93 lekë d...
Sot, më 6 Gusht 2023, dollari amerikan blihet me 93 lekë d...
Sot, më 5 Gusht 2023, dollari amerikan blihet me 92.7 lekë...
Sipas një raporti të publikuar sot nga Organizata e Ushqim...
Sot, më 4 Gusht 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lekë...
Zhvlerësimi i euros ka ndikuar te të ardhurat e eksportues...
Sot, më 3 Gusht 2023, dollari amerikan blihet me 92.5 lekë...
Prej muajsh tashmë euro dhe monedhat e huaja kanë pësuar r...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka zbu...
Sot, më 2 Gusht 2023, dollari amerikan blihet me 92 lekë d...
Kartëmonedhat 200 euro nuk janë në fakt shumë të njohura d...
Nga 230 lekë deri në 2,600 lekë në vit më shumë do të pagu...
Sot, më 1 Gusht 2023, dollari amerikan blihet me 92.1 lekë...
Shoqatat e Eksportuesve në të gjithë sektorët kanë dalë me...
Afera e inceneratorëve preku edhe mediat për propagand...
Partia Demokratike denoncoi këtë të shtunë se Ministria e ...
Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai nd...
Afera e inceneratorëve nuk ka kaluar vetëm nëpërmjet d...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë de...
Një e moshuar ka hyrë në ujërat e lumit Devoll duke rrezik...
Tri objekte kulti (teqe) janë vjedhur gjatë dy muajve ...
49-vjeçarja nga Pogradeci me iniciale A.H. denoncoi në Pol...
Mjekët paralajmërojnë se mijëra gra janë në rrezik nga...
Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Jens Stoltenberg ka njoftuar se NATO ka miratuar forca sht...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se...
Qeveria e Kosovës ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit...
Policia e Kosovës në vazhdën e realizimin të detyrave dhe ...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Sot, më 30 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Sot, më 29 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...