LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rezervat e ndërkombëtarëve për aministinë fiskale/ Ende nuk ka një draft final

3 Tetor 2022, 11:52, Ekonomi CNA

Rezervat e ndërkombëtarëve për aministinë fiskale/ Ende

Projektligji për amnistinë fiskale edne nuk është  gati.  Kështu ka thënë sot,  Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj  në një konferencë për mediat.

Sipas saj, amnistia fiskale është një proces i cili ka rifilluar që në pranverë dhe se punohet me përmirësimin e draftit të punuar nga Ministria e Financave dhe e Ministria e Drejtësisë.

“Kemi bërë disa konsultime publike me grupet e interesit me partnerët tanë ndërkombëtarë, po vijojnë si në nivel teknik duke marrë parasysh gjithë rekomandimet e mira që ky ligj të jetë një ligj që do të arrijë qëllimin për të cilin do krijohet.

Se kur do finalizohet drafti nuk e kam ende një përgjigje. Po shohim elementet teknikë dhe hartimin e akteve nënligjore që përpara se të miratohet ligji të ketë qartësi dhe për elementet si do zbatohet, është një punë në proces që nuk mban ende një datë për miratimin. Nuk e dimë nëse do jetë në zbatim për zgjedhjet e vitit të ardhshëm”, është shprehur Ibrahimaj.

Më tej, ministrja ka njoftuar se buxheti do të finalizohet brenda muajit shtator./CNA.al

Lajmet e fundit nga