
Monedhat e huaja ende në rënie/ Kursi i këmbimit, 14 shtator 2023
Sot, më 14 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98...
Vendimi i botuar në muajin korrik për rritjen e çmimeve të referencës së apartamenteve, përveç shtimit të pagesave për taksën e ndërtesës pritet të ndikojë edhe te rritja e çmimeve të shitjes së apartamenteve.
Sipas vendimit nr.457 të botuar në Fletoren Zyrtare më 27 korrik 2023, çmimet mesatare referuese për metër katror sipërfaqe ndërtimi për vlerësimin e vlerës së taksueshme për banesat për 32 zonat kadastrale u rritën nga 5 deri në 76% krahasuar me vendimin e 2018-ës.
Shoqata e Ndërtuesve prej disa ditësh ka ngritur shqetësimin se rritja e çmimeve mesatare referuese do të ndikojë si në rritjen e tatimit mbi të ardhurat që paguhet për rastet e transaksioneve të shitblerjes së pronës, por edhe te pagesat e taksës së ndikimit në infrastrukturë që paguajnë ndërtuesit dhe te detyrimet e tyre për taksën 3% të strehimit social.
Anëtarë të Shoqatës së Ndërtuesve pohuan për “Monitor” se rritja e barrës tatimore të sektori i ndërtimit jo vetëm do të frenojë aplikimet për leje ndërtimi, por edhe do të rrisë çmimet e apartamenteve.
“Taksa e ndikimit në infrastrukturë që paguajnë ndërtuesit llogaritet 8% për metër katror bazuar mbi çmimet e referencës. Nëse në një zonë të Tiranës ku p.sh. më parë çmimi fiskal ishte 1200 euro për metër katror, për taksën e ndikimit në infrastrukturë ndërtuesi paguante 60 euro për metër katror. Me rritjen e çmimeve fiskale nëse në këtë zonë çmimi ka arritur p.sh. 2,000 euro për metër katror ndërtuesi do të paguajë 160 euro për metër katror taksë për ndikimin në infrastrukturë.
Për shkak të rritjes së çmimeve të referencës do të paguhet më shumë në vlerë edhe taksa 3% e kontributit të strehimit social. Në këtë situatë çdo ndërtues që kërkon të aplikojë për marrjen e një leje ndërtimi përpara aplikimit llogarit kostot e ndërtimit, dhe rritja e barrës tatimore i shton kostot. Kjo jo vetëm do të frenojë në aplikimet për lejet e ndërtimit, por edhe pritet të rriten çmimet e shitjes së apartamenteve”, pohon Luigji Aleksi anëtar i shoqatës së Ndërtuesve.
Për këto arsye pohoi ai edhe në letrën dërguar kryeministrit Edi Rama Shoqata e Ndërtuesve propozoi që hyrja në fuqi e vendimit me çmimet e rritura fiskale të jetë graduale ose aplikimi kundrejt zhvilluesve të lidhet vetëm me projekte që nisen dhe përfundojnë pas hyrjes në fuqi te vendimit.
Rritja e çmimeve të apartamenteve krahasuar me vjet ka nisur në zona të kryeqytetit. Në zonën pranë qendrës “Nobis” apartamentet në ndërtimet e reja po shiten çmim 3,500 euro për metër katror nga 3,000 euro për metër katror që ka qenë çmimi i mëparshëm në këtë zonë.
Rritje të çmimeve të apartamenteve krahasuar me vjet ka pasur edhe në zonën e Komunës së Parisit. Çmimet e ndërtimeve të reja variojnë nga 2,200 deri 2,300 euro për metër katror nga 1,900 euro për metër katror që ishin më parë.
Ndërsa në zonat periferike, siç është ajo e Kasharit çmimet maksimale kanë arritur deri në 950 euro për metër katror sipas ndërtuesve nga 750 deri në 850 që varionin vjet./ Revista Monitor
Sot, më 14 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98...
Paratë që emigrantët sjellin te të afërmit kanë shënuar nj...
Treguesit e punësimit përgjithësisht u përmirësuan në trem...
Sot, më 13 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98.7 l...
Sot, më 12 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98.8 l...
Prodhuesit e bukës, të specialiteteve të brumërave të ...
Sot, më 11 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99 lek...
A ia vlen të investosh në Shqipëri? Duke parë rregullat m...
Sot, më 10 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99 lek...
Sot, më 9 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.2 le...
Sot, më 8 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.8 le...
Sot, më 7 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.7 le...
Sot, më 5 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 le...
Sot, më 5 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99 ...
Sot, më 4 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.2 le...
"Kredo Financë" është një kompani që e klasifikon veten në...
Në fund të pushimeve të verës, kancelari Olaf Scholz d...
Sot, më 3 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.2 le...
Sot, më 2 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.5 le...
Sot, më 1 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.2 le...
Afera e inceneratorëve preku edhe mediat për propagand...
Partia Demokratike denoncoi këtë të shtunë se Ministria e ...
Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai nd...
Afera e inceneratorëve nuk ka kaluar vetëm nëpërmjet d...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë de...
Një e moshuar ka hyrë në ujërat e lumit Devoll duke rrezik...
Tri objekte kulti (teqe) janë vjedhur gjatë dy muajve ...
49-vjeçarja nga Pogradeci me iniciale A.H. denoncoi në Pol...
Mjekët paralajmërojnë se mijëra gra janë në rrezik nga...
Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Jens Stoltenberg ka njoftuar se NATO ka miratuar forca sht...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se...
Qeveria e Kosovës ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit...
Policia e Kosovës në vazhdën e realizimin të detyrave dhe ...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Sot, më 30 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Sot, më 29 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...