LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqiptarët “të fiksuar” pas makinave luksoze/ Shifra marramendëse që shpenzuan në 7 muaj

28 Gusht 2023, 20:43, Ekonomi CNA

Shqiptarët “të fiksuar” pas makinave luksoze/ Shifra

Pavarësisht ankesave e pakënaqësive që shqiptarët shprehin në çdo mënyrë e platformë për situatën ekonomike në vend, dëshira për të poseduar automjete luksoze nuk venitet.

Raporti i fundit i Drejtorisë së Përgjithëshme të Transportit Rrugor pasqyron faktin se shpenzimet për të blerë makina janë rritur.

Në 7 muajt e parë të vitit 2023 shqiptarët kanë harxhuar rreth 44,5 miliardë lekë të reja për mjetet rrugore që importuan dhe regjistruan për herë të pare.

Kjo vlerë është 31%  më shumë  krahasuar me vitin 2022 dhe 55% shumë nësë do të krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Raporti reflekton faktin se janë blerë  42,238 mjete  dhe vlera mesatare për mjet të regjistruar për herë të parë është 1,033,512 lekë të reja.

Krahasuar me një vit më parë, vlera e një makinë është 11.4% më e lartë dhe 36% më shumë se në vitin 2018./CNA

Lajmet e fundit nga