LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zhvillimi i "start up"-eve në Shqipëri/ Bilali zbardh dy ndryshimet e reja të ligjit

17 Mars 2023, 11:12, Ekonomi CNA

Zhvillimi i "start up"-eve në Shqipëri/ Bilali zbardh dy

Ministrja për Mbrojtjen e sipërmarrjes, Edona Bilali, ka njoftuar miratimin e ligjit për "start up"-et në Shqipëri dhe ka bërë të ditur se kanë ndodhur dy ndryshime në të.

Së pari, për një vit, ata që nuk punojnë në zyra apo në vende fikse, kanë të drejtën të mos paguajnë rezidencë tatimore në Shqipëri.

Ndryshimi i dytë lidhet me dhënien e mundësisë çdo individi që ka një ide inovative për të ngritur një "start up" ta kthej atë në realitet përmes financimeve të qeverisë, ndërsa shumë shpejt do t'u drejtohen agjencisë së "start up"-eve. 

Sot në Mbledhjen e Këshillit miratuam ndryshimin e ligjit për mbështetjen dhe zhvillimin e 'start up'-eve. Ndryshimet kryesore në këtë ligj bëhen për efekt të përfshirjes të një koncepti, për punonjësit lëvizës digjital, ose thënë ndryshe punonjës që shfrytëzojnë teknologjinë, për të mos punuar nga një vend fiks, por duke lëvizur në të gjithë botën. Është një iniciativ që është përqafuar nga shumë vende të botës dhe sipas INDEX në vitin 2021, Shqipëria renditej e 15-ta në botë për potancialin që ka për të përthithur këtë grup. Në Shqipëri janë pothuajse 100 që operojnë dhe nëpërmjet ndryshimiot ligjor ato tashmë nuk do të konsiderohen më rezidentë tatimor, por do të kenë të drejtën deri në 1 vit të punojnë nga Shqipëria. Ndryshimi tjetër konstaton në krijimin e agjencisë së 'start up'-eve, kjo vjen si një iniciativë që duke qenë se vjet u miratua një fond prej 1.5 milionë eurosh dhe u shpërnda dhe kishte pasoja fantastike për ekosistemin e 'start up'-eve”, deklaroi ministrja./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga