LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korçari i famshëm/ Lapajn po e sulmojnë majtas e djathtas

2023-09-19 10:01:00, Aktualitet CNA
Korçari i famshëm/ Lapajn po e sulmojnë majtas e djathtas
Ilir Vrenozi

Adriatik Lapaj prezantoi zyrtarisht lëvizjen më të re politike “Shqipëria Bëhet”.

Gjatë prezantimit të një dite më parë, Lapaj zbuloi disa nga pikat e kësaj lëvizje, të cilat janë reformimi i sistemit zgjedhor, miratimi i ligjit "Për referendumet", miratimi i votës së emigrantëve dhe depolitizimi i administratës zgjedhore në të gjitha nivelet.

Një nga mbështetësit e tij duket se është korçari i famshëm, Ilir Vrenozi.  Përmes një komenti të gjatë në rrjetet sociale, Vrenozi shkruan se Lapajn po e sulmojnë të majtë dhe të djathtë ndodnëse ende nuk kanë parë asgjë nga ai.

Pavarësisht kësaj, thekson korçari i famshëm, duket se të dy krahët politik si e majta si e djathta duket se ia kanë frikën Lapajt.

Megjithatë, ndonëse e mbështet në rrugën e tij, Vrenozi në mbyllje të komentit të tij thotë se Shqipëria nuk bëhet sepse sipas korçarit të famshëm, prej 32 vitesh në Shqipëri është instaluar pangopësia.

Komenti i Ilir Vrenozit

Ne jemi populli më i çuditshëm në planet, kur para disa javësh unë hodha një video në mbështetje të Adriatik Lapaj si qytetar, mu hodhën në grykë vellezërit e mi opozitarë dhe jo vetëm, ok thashë që sot e tutje nuk do postoj më në lidhje me Lapajn meqënëse miqtë e mi demokratë u mërzitën me atë postim, dhe nuk hodha me asnjë status asnjë video, por dje doli Lapaj zyrtarisht si Lëvizje me emrin "Shqipëria Bëhet" shumë tipa që nuk rrinë dot pa ngacmuar  më thonë , po si nuk hodhe një status për Lapajn... kur hedh më thonë  pse hedh , kur nuk hedh  më thonë pse nuk hedh.... bir bir bir..

Një gjë vura re dje në rrjet,  e do ta them .. portalet e majta thonin Lapajn e ka fut Berisha e Meta, kurse portalet e djathta e ka fut Rama dhe Veliaj... një gjë shikoj që Lapaj goditet si majtas si djathtas, domethënë ja kanë frikën... po pse ja kanë frikën kaq shumë në anën tjetër shikoj militantë majtas djathtas që nuk lënë gjë pa i thënë e sharë Lapajn që s’ka hyrë akoma në politike , dhe nuk shajnë e sulmojnë këta që kanë 32 vjet që po na përdhunojnë dita ditës... sidomos këtë 10 vjeçarin e fundit....

Lapaj për mua në anë shoqërore është mik i mirë, njeri me norma,  më ka respektuar në kuptimin e plotë të fjalës , si shok, ndonëse ai është avokat, pedagog..unë jam një njeri i thjeshtë, pa shkollë... por sa herë flas me të ndihem mirë... kaq.... dhe një fjalë do i them meqënëse bëra statusin ....  të qoftë rruga e mbarë Mik, në qoftë se do jesh njeri i ndershëm patriot do të mbështete populli, herët a vonë, por në qoftë se do i zhgënjesh sado pak do të hedhin në kazan të plerave me shpejtësinë e erës, ka njerëz që mendojnë se do jesh ndryshe nga kjo kasë politike që sot shahen me rrënjë e degë, e nesër bëhen bashkë për interesat e tyre...

Por e diçka, unë prapë them që Shqipëria nuk bëhet vella, më vjen keq që e them,  sepse ka 32 vjet që është instaluar pangopësia në këtë vend...me njerëz servila e bythëlëpirsa,  duhet një punë e jashtëzakonshme, madhështore, por që mafia në pushtet dhe jo vetëm, nuk do të lërë të bësh asgjë.... qofsha i gabuar... por të marrësh një risk për të berë shqiptarët "njerëz" është e pamundur... se kanë bërë patriotë të mëdhenj para 100 vjetësh , po rrezikon shumë o njeri... biles këta po e panë që ti do kesh mbështetje popullore , rrezikon dhe kokën... shpresoj të jesh njeri i pastër ashtu siç dukesh, të jesh patriot, të punosh  me karakter , shpirt e zemër. . Zoti të rujt./ CNA

Lajmet e fundit nga