Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Angelo Ristuccia, ka thënë të martën se gjithçka që lidhet me sigurinë në Kosovë, duhet të bëhet në koordinim me këtë mision.
Në një konferencë për media në Beograd, ai u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse duhet kërkuar leja e KFOR-it kur është fjala për dërgimin e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës në veri.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka thënë më 7 shtator, pas një takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani se dhjetë vjet më parë, Kosova është zotuar për të mos e angazhuar Forcën e Sigurisë së Kosovës në veri, pa konsultim paraprak dhe miratim të komandantit të KFOR-it.
“Në përputhje me obligimet e Prishtinës më 2013, çdo angazhim i Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri kërkon negociata me KFOR-in. Ne presim konsultime për çdo veprim të forcave speciale të Policisë së Kosovës që mund të ndikojë në siguri”, ka thënë Stoltenberg atë ditë.
Ristuccia ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë është “shumë të paqëndrueshme” dhe që gjendja mund të përshkallëzohet shpejt.
Ai ka vlerësuar se ngjarjet që kanë kërcënuar me dëmtim të sigurisë, janë pasuar me përpjekje të mëdha ushtarake dhe diplomatike për të krijuar një situatë më paqësore dhe të balancuar.
“Ato vetëm e konfirmojnë që zgjidhjet politike mund të rezultojnë me paqe afatgjatë dhe stabilitet në atë zonë. Shumë ngjarje, sidomos ato të 29 majit, e konfirmojnë se zgjidhjet politike janë të nevojshme. Kjo është arsyeja pse NATO-ja dhe KFOR-i e mbështesin plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian”.
Ai ka thënë se qasja konstruktive nga të dyja palët është kyçe për t’i krijuar kushtet e nevojshme për siguri të përhershme në Kosovë dhe në rajon, për të mirën e të gjithëve dhe të gjeneratave të reja.
Situata në veri të Kosovës, zonë e banuar me shumicë serbe, është tensionuar në fund të majit, pasi disa grupe lokale serbe kanë protestuar kundër hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit në veri janë bojkotuar nga serbët lokalë.
Situata në veri, me raste, është përshkallëzuar në dhunë.
Situata më kritike është regjistruar më 29 maj, kur dhjetëra ushtarë të KFOR-it kanë mbetur të plagosur.
Autoritetet e Kosovës janë duke kryer hetime për të vërtetuar se kush është përgjegjës për dhunën.
Përshkallëzimi i situatës është dënuar nga zyrtarët në Bashkimin Evropian, i cili e ndërmjetëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve.
Dhuna është dënuar edhe nga Shtetet e Bashkuara, derisa KFOR-i ka marrë vendim për rritje të prezencës së tij në Kosovë.
Duke folur për hetimet e autoriteteve të Kosovës për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it, Ristuccia ka thënë se nuk ka informacione të reja, por e di se hetimet po kryhen.
Ai ka thënë se shpreson që autoritetet në Serbi janë duke kryer hetime për personat që janë kthyer në këtë shtet.
Ristuccia ka thënë se pret që kryesit e sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it të “ndiqen menjëherë penalisht dhe të dalin para drejtësisë, në të dyja anët”.
Mes tjerash, komandanti i KFOR-it ka thënë se ky mision mbetet i përkushtuar për të garantuar një ambient të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës.
Misioni i KFOR-it është i pranishëm në Kosovë prej vitit 1999, siç e parasheh mandati i Kombeve të Bashkuara./ REL
Shefkije Berisha has no information about the possible ris...
The journalist, Baton Haxhiu, has stated in an interview t...
Passengers are required to turn off their mobile phones on...
More than 1,200 children have died from malnutrition and d...
US President Joe Biden has called on world leaders to stan...
The journalist of the American daily "Wall Street Journal"...
Three years ago, when the EU's Sophia maritime mission clo...
The Secretary of Russia's National Security Council, Nikol...
The White House welcomed the return of five Iranian-Americ...
A warehouse not containing smuggled goods in large quantit...
The spokesperson of the European Union, Peter Stano, descr...
The mystery continues about the bodies of the "aliens", or...
Ukraine will "soon" receive M1 Abrams tanks from the Unite...
The Ministry of Education in Kosovo has reacted after ...
A 3-year-old child was equally abused in a kindergarten in...
Ten people have been arrested in Kosovo on suspicion of ha...
Ovidio Guzmán López, the son of former Sinaloa cartel lead...
Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi të hënën ato ...
Finnish authorities have said that the country will no...
For the first time, the Anti-Gypsy Reporting and Informati...
The payments of the incinerator company, which is alre...
The show Stop on TV Klan has published several times the c...
Sotir Miçi is a 66-year-old citizen, who says that in his ...
Fiks Fare denounced nepotistic appointments in the Municip...
In Albania, the reform of the judicial system dismissed ov...
The Institute of Political Studies has conducted an an...
The judge of the Court of Tirana, Lazër Sallaku, was d...
The High Prosecution Council accepted the proposal of the ...
The Durrës police have given details about the murder of 3...
New details and other leads are being investigated in ...
Martin Bardhi died yesterday after being shot in his bar. ...
Vijojnë hetimet për vrasjen e 38-vjeçarit me iniciale F.D ...
These days of September, a number of viruses have increase...
All of us at some point in our lives face difficult times....
On Wednesday our country will be under the influence o...
Ditën e Martë dhe ditën e Mërkurë moti parashikohe të ...
The head of the press service of the Eastern Group of the ...
The Minister of the Interior of Kosovo, Xhelal Sveçla,...
The Spanish authorities have announced that they have arre...
The village of Banjské i Zveçan, in the north of Kosov...
55 works of 42 Albanian painters that are part of the fund...
The much talked about film "In the Frame of Love", where t...
The well-known writer Besnik Mustafaj celebrates his 65th ...
The 10th edition of the film 'KO:SH FILM FEST 2023' was op...
Pensioners suffer the increase in prices more than the...
Today, on September 27, 2023, the US dollar is bought ...
Today, on September 26, 2023, the US dollar is bought ...
Today, on September 25, 2023, the US dollar is bought ...