LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Asllani gati për fanellën e titullarit në Champions, e konfirmon trajneri Inzaghi

2023-09-19 19:41:06, Sport CNA

Asllani gati për fanellën e titullarit në Champions, e konfirmon

Trajneri i Interit, Simone Inzagi, duket se është gati që t’i besojë Kristjan Asllanit një rol protagonisti në ndeshjen e nesërme të Ligës së Kampioneve ndaj Real Sociedad. Në radhët e zikaltërve mungon për dëmtim Hakan Çalhanollu dhe tekniku italian ka theksuar sot në konferencë për shtyp se në rolin e tij, është pikërisht mesfushori shqiptar si zëvendësues i parë.

“Ajo e Çalhanollu është një mungesë e rëndësishme, ashtu si të tjera, për shembull e Kuadrados. Unë kam shumë lojtarë në dispozicion, në atë rol kemI Asllanin i cili është një lojtar i rëndësishëm, i shumëkërkuar por të cilin vendosëm ta mbanim me vete. Besojmë shumë te ai.

A është gati? Absolutisht po. Është një lojtar i rëndësishëm, që ka luajtur ndeshje të rëndësishme. Ai është gati, pastaj nesër do të marr vendimin bashkë me stafin tim”, tha Inzagi para gazetarëve.

Lajmet e fundit nga