LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bejzade: Laçi e meritoi fitoren, te Vllaznia mungon shpirti i garës

2023-09-19 17:26:00, Sport CNA
Bejzade: Laçi e meritoi fitoren, te Vllaznia mungon shpirti i garës

Trajneri i Laçit, Skerdi Bejzade, u shfaq i lumtur pas fitores 2-1 ndaj Vllaznisë.

Për MCN TV, Bejzade deklaroi se skuadra e tij e meritoi fitoren, ndërsa shtoi se te shkodranët mungon grinta.

"Ne nuk shikojmë tabelën, në çdo ndeshje futemi për fitore. Çunat treguan karakter, sepse e pësuam që në fillim. Krijuam shumë raste për shënim edhe në pjesën e parë. Goli i barazimit na rriti më shumë moralin për të arritur objektivin fitore.

Tresa e justifikoi veten, e kam thënë që është lojtar me të ardhme. Ka edhe lojtarë të tjerë të talentuar. Vllaznia është ekip i fortë dhe i mirëorganizuar. Kishte ndryshuar sistemi dhe lojtarët. Na i bënë pak të vështirë. Vllaznia është ekip i fortë dhe mund të dilte ndeshja barazim, por ne e merituam fitoren.

Diferencën e bëri edhe shpirti i garës. I kisha porositur lojtarët që nëse nuk jepnin maksimumin do ishte e vështirë. Unë kam qenë vetë pjesë e Vllaznisë, aty gjithmonë mungon grinta, sidomos në ndeshjet në transfertë. ", tha Bejzade. 

Lajmet e fundit nga