LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbja me Laçin, Memelli: Ekipi dha maksimumin

2023-09-19 17:43:00, Sport CNA
Humbja me Laçin, Memelli: Ekipi dha maksimumin

Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, foli për MCN TV, pas humbjes që skuadra e tij regjistroi ndaj Laçit.

Memelli deklaroi se skuadra e tij duhet të kishte menaxhuar më mirë lojën në pjesën e parë pas golit të shënuar.

"Pas shënimit të golit, duhet të kishim menaxhuar më mirë. Nuk duhet të kishim humbur topin. Pjesa e dytë ishte e balancuar. Kërkova me ngulm që të dinim vështirësinë e ndeshjes. Ekipi dha maksimumin. Është një rezultat që dhemb. Ndeshjet janë afër me njëra-tjetrën dhe të rikuperojmë ndaj Teutës. Duhet të kishim menaxhuar më mirë deri në fundin e pjesës së parë.

Unë jam në rregull me veten, kampionati sapo ka filluar. Nuk kënaqemi kur humbasim. Duhet të menaxhojmë këto situata, përgjegjësitë kalojnë nga mua.

Donim të izolonim Kryeziun, pikënisjen e tyre. Duhet ta bënin këtë Balaj dhe Boshnajku. Goli i parë erdhi pas një gabimi në vendosje. Mund ta kishim shmangur, por janë episode që ndodhin. Ne e dimë, se kur kërkohet rezultati humb përqendrimi. Duhet t’i japim meritat edhe kundërshtarit, pasi shënuan një supergol nga jashtë zone.

Dëmtimit janë pjesë e lojës. Nuk mund të bëjmë dot ndryshe. Më tepër më mërziti që shkaktojmë faull në një zonë, kur kundërshtari është me shpinë nga porta jonë.", tha Memelli. 

Lajmet e fundit nga