LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horoskopi, e enjte, 24 gusht 2023/ Çfarë kanë parashikuar yjet për shenjat e zodiakut

23 Gusht 2023, 22:52, Horoskopi CNA

Horoskopi, e enjte, 24 gusht 2023/ Çfarë kanë parashikuar yjet

Dashi

Dita e sotme do jetë shumë e paqëndrueshme për ata që janë në një lidhje. Debatet me partnerin do jenë të zjarrta në orët e para të ditës dhe kjo do ju mërzisë jashtë mase. Beqarët do tregohen më të hapur për takime dhe do kenë një ditë plot të reja. Në planin financiar nuk priten vështirësi të mëdha nëse tregoheni të matur me shpenzimet që do kryeni.

 

Demi

Për sa ju përket çështjeve të zemrës, dita e sotme do jetë e mrekullueshme. Do komunikoni gjatë gjithë kohës me partnerin tuaj të dashur dhe do zgjidhni çdo keqkuptim pa arritur në debate të zjarrta. Beqarët do lëvizin çdo gur për ta gjetur personi e duhur dhe do ia arrijnë qëllimit. Nëse harxhoni një pafundësi të ardhurash vetëm për t’ia bërë qejfin vetes, situata financiare do ketë probleme.

 

Binjakët

Nëse tregoheni shumë të drejtpërdrejtë sot me partnerin tuaj, si mund edhe të mos e vlerësojë këtë apo mund t’i ngelet hatri. Kujdes me çdo gjë që do thoni. Beqarët do kenë takime pa fund dhe do e gjejnë personin që aq shumë e kanë ëndërruar. Plutoni do jetë i pafavorshëm për sektorin e financave, prandaj mos hidhni hapa të nxituara që të mos keni vështirësi.

 

Gaforrja

Marsi do ua shtojë edhe me tepër dëshirat seksuale gjate kësaj dite dhe ju do ndiheni sikur jeni mbi re në krahët e partnerit. Ai do iu përgatisë surpriza te njëpasnjëshme ne mënyrë qe ju te ndiheni sa më mirë të mundeni. Beqaret do kenë takime mjaft interesante, por do jenë të pavendosur për të hedhur hapa me tej. Financat do i menaxhoni më shume kujdes dhe maturi.

 

Luani

Do e përforconi lidhjen tuaj me partnerin sot dhe do mendoni për një të ardhme të largët me të. Tashmë do jeni të sigurte se ai është personi i duhur për të kaluar jetën. Beqarët do tërheqin shumë persona pas vetes dhe do bëjnë zgjedhjen e duhur. Financat do jenë më të mira se kohet e fundit. Do keni mundësi edhe të shpenzoni, por edhe ë hiqni disa para mënjanë.

 

Virgjëresha

Ditë përgjithësisht e qetë dhe pa emocione të veçanta kjo e sotmja për të dashuruarit. Merrini gjërat si t’iu vijnë pa menduar për të nesërmen. Beqarëve nuk do iu pëlqejnë aspak të flirtojnë me persona që nuk i njohin dhe do mbeten sërish vetëm. Në planin financiar duhet të merrni të gjitha masat që situata të mos bëhet problematike. Ju mundeni!

 

Peshorja

Mos e idealizoni më shumë sesa duhet atë qe keni në krah sepse mund t’i hipë vetja në qejf dhe mund të shohë dike tjetër. Edhe komplimentet duhen bërë me mençuri. Beqarët do bien më në fund në dashuri me personin që iu përshtatet më tepër. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe edhe sikur situata të jetë e qëndrueshme.

 

Akrepi

Do keni shumë dyshime mbi partnerin tuaj sot dhe do debatoni gjatë gjithë kohës me të. Do bënit mirë të tregoheshit të kujdesshëm sepse një fjale më tepër dhe çdo gjë do marrë fund. Beqarët do përfitojnë pafund nga liria që kanë dhe nuk do mendojnë aspak për dashurinë. Influenca e yjeve në planin financiar do jetë kontradiktore, por jo me probleme të mëdha.

 

Shigjetari

Marrëdhënia në çift edhe për ju do jetë e tensionuar dhe problematike. Nuk do bini dakord me partnerin për disa vendime që duhet të merrni dhe asnjëri nuk do tolerojë. Beqarët ka shumë gjasa të fillojnë një lidhje, por për një arsye apo për një tjetër do e mbajnë atë të fshehtë. Në planin financiar duhet të vazhdoni t’i menaxhoni me kujdes të ardhurat.

 

Bricjapi

Do i kushtoni me shume rëndësi sot lidhjes që keni krijuar dhe marrëdhënia me partnerin do jetë e mrekullueshme. Secili prej jush do i japë shumë dashuri dhe përkrahje tjetrit. Beqarët do i marrin gjërat me qetësi dhe nuk do e kërkojnë me ngulm një person në krah. Financat do jenë të mira, por po u treguat të pamatur dhe po shpenzuat kuturu do keni probleme.

 

Ujori

Harmonia do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do ndiheni më së miri në krahët e atij që dashuroni dhe nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni. Beqarët nuk duhet në asnjë mënyrë t’i mendojnë personat që do takojnë si objekte sepse do zhgënjehen më vonë. Në planin financiar nuk duhet të kryeni transaksione të mëdha sepse nuk është ende koha e duhur.

 

Peshqit

Fale mbështetjes që do ju japë Urani, marrëdhënia juaj në çift do jetë më e bukur se disa ditë më parë. Nuk do kërkoni më të dominoni mbi tjetrin dhe do tregoheni më të kuptueshëm. Beqarët nuk duhet të nxitohen për asgjë edhe sikur të gjejnë personin e duhur. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme në mënyrë që ta stabilizoni sa me parë situatën.

Lajmet e fundit nga