LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horoskopi për muajin dhjetor nga Paolo Fox/ Surprizat dhe sfidat për secilën shenjë të zodiakut

30 Nëntor 2023, 21:58, Horoskopi CNA

Horoskopi për muajin dhjetor nga Paolo Fox/ Surprizat dhe sfidat për

Dashi

Dashi në muajin dhjetor do të përfshihet nga një valë ndjenjash dhe pasioni. Dashuria do të jetë protagoniste për të lindurit e kësaj shenje pas një periudhe jo të mirë përsa i përket emocioneve. Mos u shpërqendroni nga gjërat e tepërta ose, akoma më keq, mos u mbytni nga puna në një periudhë në të cilën çështjet e zemrës duhet të shpërblehen.

Demi

Demi e shikon të ardhmen me optimizëm. Është koha për të ndërtuar mbi bazat e forta që keni përgatitur, keni projekte të rëndësishme dhe premtuese në lojë. Mos humbisni disa detaje të rëndësishme, merrni parasysh edhe atë që në fillim duket me pak vlerë. Është koha për të kërkuar arin në gjërat e vogla.

Binjakët

Binjakët do të jenë në një vorbull emocionesh pozitive dhe negative. Dikujt mund t'i duhet të fillojë nga e para në punë, por nuk duhet të dekurajoheni sepse "kur mbyllet një derë hapet një tjetër". Nëse punoni shumë dhe me vendosmëri, do të arrini të arrini rezultatet që dëshironi.

Gaforrja

Gaforret do të jenë nervoze në këtë periudhë për shkak të problemeve në punë. Bëni kujdes sepse nëse nuk gjenden kanale lehtësimi kjo gjendje do të mbetet e gjallë për një kohë të gjatë! Stres ka shumë, por gjendja juaj emocionale nuk duhet të ndikojë në dashuri dhe në jetën familjare. Mendoni se është një periudhë e keqe që do të kalojë shpejt.

Luani

Luani do të ketë një të ardhme të ndritur në punë, por kujdes sepse nuk mjaftojnë ëndrrat e fshehta... Ju duhet të konkretizoni projektet, por duhet edhe planifikim. Në çdo rast, bëjini të qarta nevojat tuaja, mos jini gjithmonë gati të sakrifikoni veten për punë sepse nëse bashkëpunoni me persona të tjerë nuk llogariteni më pak se ata.

Virgjëresha

Zemra e Virgjereshave beqare do të rrahë fort këtë muaj. Të lindurit e kësaj shenje kanë nevojë të dalin nga zona e rehatisë për t'u rritur dhe për të marrë rezultate më të mira. Këshilla e Paolo Fox është të ndërmerrni disa rreziqe sepse yjet do t'i shpërblejnë guximtarët si në dhjetor, ashtu edhe në vitin 2024.

Peshorja

Ju pret një dhjetor i vrenjtur, i cili do t'ju bëjë të vazhdoni me një farë pasigurie në një periudhë të komplikuar. Për disa do të jetë e nevojshme të kenë guximin për të hedhur hapin e parë. Të fitosh në jetë është gjithnjë e më e vështirë, por mos u dekurajoni aq sa të hiqni dorë nga gjithçka.

Akrepi

Një lajm i mirë vjen për Akrepin që do të marrë ndihmë edhe pa kërkuar nga një person i rëndësishëm. Shumë mundësi do të jenë intriguese. Yjet ofrojnë vendosmërinë dhe optimizmin e nevojshëm për të nisur një projekt. Besojini instikteve tuaja dhe nuk do të pendoheni.

Shigjetari

Për Shigjetarin dyert hapen drejt një të ardhmeje më të mirë, dhjetori mund të jetë një muaj vendimtar në këtë kuptim. Ka nga ata që do të duhet të largojnë disa shqetësime dhe të kërkojnë një stabilitet më të madh. Me qetësi dhe qëndrimin e duhur gjithçka do të jetë e mundur.

Bricjapi

Në muajin dhjetor do të hyni mjaft të lodhur, por do të jeni më pozitivë dhe optimistë. Është e rëndësishme të gjeni fjalën e duhur në kohën e duhur, edhe nëse nuk është e lehtë. Gjërat përmirësohen në punë, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për dashurinë dhe marrëdhëniet ndërpersonale, pasi do të rishikoni marrëdhëniet tuaja.

Ujori

Dhjetori do të jetë konfirmimi përfundimtar se periudha e errët ka mbaruar. Edhe ata që kanë hyrë në muajin dhjetor të lodhur dhe në formë fizike jo shumë të mirë do të mund të rikuperohen plotësisht. Më në fund ka ardhur koha për të shijuar qetësinë dhe lirinë. Është e rëndësishme t'u besoni të tjerëve, por pa e ekzagjeruar. Duhet të riktheni projektet e bllokuara: Mos prisni Janarin! 

Peshqit

Për peshqit, më në fund, muaji dhjetor do të sjellë qetësi, si dhe mundësinë për të organizuar më mirë kohën që keni në dispozicion. Një person i veçantë do t'ju ndihmojë të kapërceni një vështirësi.

Lajmet e fundit nga