LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrihet marrëveshja/ Zgjatet armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit

30 Nëntor 2023, 08:05, Kosova & Bota CNA
Arrihet marrëveshja/ Zgjatet armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit
Foto ilustruese

Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshjen për të zgjatur armëpushimin e përkohshëm në Gaza.

Armëpushimi do të përfundonte ditën e sotme, por ushtria izraelite ka rënë dakord të zgjatet pas përpjekjeve të ndërmjetësve për të vazhduar procesin e lirimit të pengjeve të marra nga Hamasi.

Ndërmjetësi i Katarit ka bërë me dije se negociatat mes Hamasit dhe Izraelit do të vazhdojnë edhe një ditë tjetër.

Kushtet e armëpushimit, që përfshijnë ndalimin e armiqësive dhe lejimin e ndihmës humanitare, mbeten të njëjta, thotë Katari.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Tel Aviv si pjesë e përpjekjeve për të zgjatur armëpushimin.

Mbrëmë, 16 pengje të tjera të zëna rob nga Hamasi, si dhe 30 palestinezë, u liruan.

Rreth 145 persona mbeten ende në duart e organizatës terroriste./ CNA

Lajmet e fundit nga