
Osmani shtrëngon duart me Biden: Aleanca e lirisë, e përjetshme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me p...
Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjet që Kosova të nisë menjëherë e pa vonesa punën në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Por, zëdhënësi i bllokut, Peter Stano, nuk u përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse statuti i këtij Asociacionit duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
“Çështja se si të bëhet, në çfarë mënyre, si do të duket, si do të operojë, cili do të jetë statuti, duhet të diskutohet në dialog“, tha Stano.
Më 2016, Gjykata Kushtetuese gjeti se marrëveshja për themelimin e Asociacionit – që Kosova dhe Serbia arritën në kuadër të dialogut të Brukselit – nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit. Megjithatë, gjykata tha se mund të harmonizohet përmes akteve ligjore.
Shtetet e Bashkuara, por edhe shtete të BE-së sikurse Gjermania, më herët janë deklaruar se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me vendimin e Kushtetueses dhe me letrën që atëbotë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, i kishte dërguar kryeministrit të atëhershëm kosovar, Isa Mustafa, ku thuhej se Asociacioni nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive.
Edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, gjatë një interviste të dhënë për "Radion Evropa e Lirë" më 20 shtator përsëriti qëndrimin amerikan se është kundër një Asociacioni me kompetenca ekzekutive, ashtu siç kërkon Serbia.
Stano u pyet disa herë nëse BE-ja ka qëndrimin se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por gjatë përgjigjes ai më shumë u përqendrua në thirrjen që Kosova të nisë punën për themelimin e tij.
“Kur është fjala për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, qëndrimi i BE-së është shumë i qartë. Në vazhdimësi është përsëritur në disa konkluza të ministrave të Jashtëm dhe në fund në deklaratën e 27 shteteve anëtare për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. BE-ja dhe vendet anëtare kërkojnë që themelimi i Asociacionit të nisë pa vonesa shtesë dhe pa parakushte dhe secila palë e di mirë se çfarë duhet të bëjë, sepse nuk është hera e parë që kjo çështje është në tavolinë”, tha Stano.
I pyetur nëse BE-ja vazhdon të mbajë qëndrimin e shprehur nga ish-përfaqësuesja e lartë, Mogherini, se si do të duhej të dukej Asociacioni, Stano tha se procesi i themelimit të Asociacionit duhet të nisë pa vonesa dhe gjatë tij do të vendoset se çfarë forme do të ketë.
Qeveria e Kosovës ka shprehur drojën se Asociacioni mund të cenojë funksionalitetin e shtetit të Kosovës.
BE-ja dhe SHBA-ja vazhdimisht i kërkojnë Kosovës që të themelojë Asociacionin. Ambasadori Hovenier tha për REL-in se themelimi i tij duhet të jetë ndër hapat e parë që duhet të ndërmarrë Kosova.
Kosova dhe Serbia dështuan të arrinin ndonjë rezultat në rundin e fundit të dialogut të mbajtur më 14 shtator.
Pas takimit në Bruksel, nga Bashkimi Evropian thanë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i gatshëm të ecë përpara, ndryshe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili "e ka pranuar propozimin e tyre" për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, deklaroi se Kurti ka këmbëngulur që të formalizohet, fillimisht, njohja de facto e Kosovës nga Serbia.
Kurti në Bruksel tha se "kushtëzimi i Serbisë" për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe "është shndërruar në qëndrim të emisarëve të BE-së".
Sipas Vuçiçit, Kurti, thjesht, "i shmanget formimit të Asociacionit... ky është thelbi i gjithçkaje"./ REL
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me p...
Zhdukja e ministrit kinez të Mbrojtjes, Li Shangfu, e vë n...
Qeveria gjermane po vëzhgon me shumë vëmendje zhvillim...
I Dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esc...
I Dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel...
Llogaritë e rreme kanë rezultuar të jenë një problem i mad...
Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland u ul ballë për ba...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, thotë ...
Ligjvënësi amerikan, Mike Turner shpreh nevojën për një an...
Presidenti i Federatës së Zvicrës në fjalën e tij në Kësh...
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se ka pranuar ftesë...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Anton...
Vladymyr Zelensky në fjalën e tij në seancën e Këshillit t...
Ministria e Jashtme e Polonisë thirri ambasadorin ukrainas...
Dhjetë persona kanë humbur jetën pasi dy tornado kanë godi...
"Daily Mail" ka publikuar momentin kur një person, në Sout...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se...
Firma hekurudhore meksikane Ferromex tha të martën se do t...
Detaje të reja kanë dalë në pah nga ngjarja horror e b...
Policia ka zbuluar detaje të reja pas arrestimit të dy per...
Lidhur me pesticidet e ndaluara në vendet e BE-së, por...
Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, i cili njihet si manjat ...
Për aksidentin në Durrës ku drejtuesi i furgonit, Ndue Aba...
“Stop” u ndal në një aksident të ndodhur në 7 Mars 2023 në...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Marjan Marku alias Martin Bardhi u vra në një atentat ...
Marjan Marku alias Martin Bardhi u ekzekutua mën...
Xhevair Ibraj, mekaniku shqiptar që u kap në Irlandë me dr...
Radhë të gjata me automjete janë krijuar në pikën kufi...
Edhe për ditën e sotme pritet përmirësim i përkohshëm ...
Shumë gjendje, autoimune apo sëmundje dërgojnë shenjat e t...
Nëna insistonte me djalin e saj 4 vjeç që të kërkonte të f...
Tani, kur teknologjia është duke ndryshuar qasjen ndaj...
Henry Kissinger, ish-sekretari amerikan i shtetit dhe ...
Ekspertë të pavarur të Këshillit të Evropës thonë se legji...
Ish-gruaja e vrasësit serial francez Michel Fourniret ...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen në...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Sot më 30 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.2...
Rritja e kredisë konsumatore është përshpejtuar në tre...
Transfertat kombëtare në euro janë rritur ndjeshëm gja...
Sot më 29 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.5...