
BE: Për statutin e Asociacionit duhet të diskutohet në dialog
Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjet që Kosova të ...
Përfaqësues të rajonit të Nagorno-Karabakut dhe qeverisë së Azerbajxhanit u takuan të enjten për të diskutuar mbi të ardhmen e rajonit separatist. Pas një ofensive ushtarake këtë javë, Azerbajxhani pretendon se e kontrollon plotësisht këtë rajon.
Agjencia Shtetërore e Lajmeve e Azerbajxhanit tha se bisedimet kishin përfunduar, por nuk dha detaje nëse ishte arritur një marrëveshje. Autoritetet e Nagorno-Karabakut dhe agjencia e lajmeve, thanë më herët se bisedimet mes udhëheqësve rajonalë dhe qeverisë së Azerbajxhanit, do të përqendroheshin në "riintegrimin" në Azerbajxhan, të Nagorno-Karabakut.
Bisedimet në qytetin e Azerbajxhanit, Yevlakh, u zhvilluan pasi forcat lokale armene në Nagorno-Karabak, ranë dakord për një armëpushim, pas dy ditë luftimesh këtë javë.
Autoritetet në rajonin etnik armen, që qeverisin pa njohje ndërkombëtare, deklaruan të mërkurën se forcat lokale të vetëmbrojtjes, do të çarmatosen dhe do të shpërbëhen, bazuar në një marrëveshje për armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia.
Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev trumbetoi fitoren në një fjalim televiziv drejtuar kombit, duke thënë se ushtria e vendit të tij kishte rivendosur sovranitetin e saj në Nagorno-Karabak.
Të martën, ushtria e Azerbajxhanit sulmoi me artileri dhe dronë forcat pro-armene të cilat janë dobësuar nga një bllokadë e rajonit që njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.
Avokati për të drejtat e njeriut i Nagorno-Karabakut, Gegham Stepanyan tha se gjatë luftimeve të fundit ishin vrarë të paktën 200 persona, mes tyre 10 civilë, ndërsa më shumë se 400 të tjerë ishin plagosur. Por shifrat nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.
Lëvizja e Azerbajxhanit për të rimarrë kontrollin e Nagorno-Karabakut ka nxitur shqetësime për rifillimin e një lufte në shkallë të gjerë mes këtij vendi dhe Armenisë, të përfshirë në mosmarrëveshje mbi Nagorno-Karabakun, që nga përfundimi i një lufte separatiste atje, në 1994.
Me kërkesë të Francës, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent të enjten lidhur me ofensivën e Azerbajxhanit.
Të enjten Agjencia ruse e Lajmeve Interfax njoftoi se autoritetet e Nagorno-Karabakut kishin akuzuar Azerbajxhanin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit, duke përmendur sulmet me armë në rajonin e diskutueshëm të Stepanakert-ut.
Agjencia e lajmeve e Azerbajxhanit njoftoi se Ministria e Mbrojtjes e e këtij vendi i kishte hedhur poshtë pretendimet për një sulm duke i cilësuar "plotësisht të rreme"./ VOA
Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjet që Kosova të ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me p...
Zhdukja e ministrit kinez të Mbrojtjes, Li Shangfu, e vë n...
Qeveria gjermane po vëzhgon me shumë vëmendje zhvillim...
I Dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esc...
I Dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel...
Llogaritë e rreme kanë rezultuar të jenë një problem i mad...
Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland u ul ballë për ba...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, thotë ...
Ligjvënësi amerikan, Mike Turner shpreh nevojën për një an...
Presidenti i Federatës së Zvicrës në fjalën e tij në Kësh...
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se ka pranuar ftesë...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Anton...
Vladymyr Zelensky në fjalën e tij në seancën e Këshillit t...
Ministria e Jashtme e Polonisë thirri ambasadorin ukrainas...
Dhjetë persona kanë humbur jetën pasi dy tornado kanë godi...
"Daily Mail" ka publikuar momentin kur një person, në Sout...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se...
Firma hekurudhore meksikane Ferromex tha të martën se do t...
Detaje të reja kanë dalë në pah nga ngjarja horror e b...
Lidhur me pesticidet e ndaluara në vendet e BE-së, por...
Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, i cili njihet si manjat ...
Për aksidentin në Durrës ku drejtuesi i furgonit, Ndue Aba...
“Stop” u ndal në një aksident të ndodhur në 7 Mars 2023 në...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Marjan Marku alias Martin Bardhi u vra në një atentat ...
Marjan Marku alias Martin Bardhi u ekzekutua mën...
Xhevair Ibraj, mekaniku shqiptar që u kap në Irlandë me dr...
Radhë të gjata me automjete janë krijuar në pikën kufi...
Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka ...
Edhe për ditën e sotme pritet përmirësim i përkohshëm ...
Shumë gjendje, autoimune apo sëmundje dërgojnë shenjat e t...
Nëna insistonte me djalin e saj 4 vjeç që të kërkonte të f...
Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, më 30 nëntor nis pun...
Një anije luftarake e marinës amerikane në Detin e Kuq...
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshjen për të zg...
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Jerusalem ku ...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Sot më 30 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.2...
Rritja e kredisë konsumatore është përshpejtuar në tre...
Transfertat kombëtare në euro janë rritur ndjeshëm gja...
Sot më 29 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.5...