LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rrallë/ Presidenti amerikan i bashkohet protestuesve, Biden motivon punëtorët e automjeteve

27 Shtator 2023, 17:01, Kosova & Bota CNA

E rrallë/ Presidenti amerikan i bashkohet protestuesve, Biden motivon

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Michigan të SHBA-ve, ku presidenti ameikan i është bashkuar protestës së punëtorëve të automjeteve.

Biden zbriti në sheshin ku po zhvillohej protesta për të 12-ën ditë radhazi dhe mbështeti kauzën e punëtorëve të automjeteve.

Ai i motivoi ata të kërkojnë kërkojnë paga më të larta dhe kushte më të mira pune në një kohë kur kompanitë e makinave kanë parë fitime në rritje.

“Unë mendoj se ju duhet të jeni në gjendje të bëni pazare për rritjen e pagave.

“Fakti është se ju djema shpëtuat industrinë e automobilave në vitin 2008 ... keni bërë shumë sakrifica. Ju hoqët dorë nga shumë gjëra. Dhe kompanitë ishin në telashe. Tani ata po bëjnë jashtëzakonisht mirë dhe mund të hamendësoj se edhe ju duhet të jeni shumë më mirë”, deklaroi ai.

Ky veprim e ka future Biden në histori, si  Presidenti i parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që del në protestë dhe iu bashkohet punëtorëve./ CNA

Lajmet e fundit nga