
Kalifornia, e tronditur nga sulmet e njëpasnjëshme me armë
Shtatë persona u vranë në dy sulme me armë, që besohet...
Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan tha dje se Suedia nuk duhet të presë mbështetjen e Ankarasë për përpjekjet e saj për anëtarësim në NATO, pas protestave të fundjavës në Stokholm nga një aktivist anti-islamik dhe grupet pro-kurde, duke vënë në rrezik zgjerimin e aleancës ushtarake. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë tha se Uashingtoni mbështet plotësisht anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan kritikoi ashpër aktivistin Rasmus Paludan për djegien e Kuranit të shtunën, duke thënë se veprimi i tij ishte një fyerje për të gjithë, veçanërisht për myslimanët.
“Nën mbrojtjen e forcave tuaja të sigurisë dhe policisë ju keni bërë këtë tradhti, paturpësi dhe poshtërsi. Është e qartë se ata që lejuan këtë të ndodhte para ambasadës sonë, nuk mund të presin më asnjë mbështetje nga ne në lidhje me aplikimin e tyre për anëtarësim në NATO. Këtë e thamë në fillim. Pra, ju po lejoni organizatat terroriste të veprojnë në rrugët tuaja dhe më pas prisni mbështetjen tonë për të hyrë në NATO. Kjo nuk do të ndodhë”, tha zoti Erdogan.
Ai ishte veçanërisht i indinjuar nga autoritetet suedeze që lejuan që protesta të zhvillohej jashtë ambasadës turke në Stokholm. Presidenti turk kritikoi gjithashtu Suedinë për lejimin e protestave pro-kurde.
Qeveria suedeze është përpjekur të distancohet nga protestat, por ka këmbëngulur se ato lejohen në bazë të ligjeve të vendit për respektimin e lirisë së shprehjes.
Turqia reagoi me zemërim ndaj protestave, duke anuluar planet për një vizitë në Ankara të ministrit suedez të mbrojtjes.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre në përgjigje të komenteve të Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan kundër anëtarësimit të Suedisë në NATO, tha se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara nuk ka ndryshuar.
“Finlanda dhe Suedia janë gati të bëhen aleatë të NATO-s. Ndërsa procesi i anëtarësimit vazhdon, Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Finlandës në reagimin e tij ndaj komenteve të zotit Erdogan la të kuptohej se Helsinki mund të shqyrtonte mundësinë e anëtarësimit në NATO pa Suedinë.
“Ne duhet ta vlerësojmë situatën nëse aplikimi i Suedisë zvarritet për një kohë të gjatë”, tha sot ministri i jashtëm finlandez Pekka Haavisto për kanalin finlandez YLE.
Më vonë ai u tërhoq, duke thënë në një konferencë me gazetarë në Parlamentin e Finlandës se komentet e tij nuk kishin qenë të sakta dhe se ambiciet e Finlandës për anëtarësim në NATO së bashku me Suedinë mbeten të pandryshuara. Ai tha se kishte biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, i cili e kishte theksuar dëshirën e aleancës ushtarake për të pranuar njëkohësisht në gjirin e saj dy vendet nordike.
Kërkesat e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO duhet të miratohen nga të gjitha vendet anëtare të saj, duke përfshirë Turqinë, e cila deri më tani ka bllokuar zgjerimin e aleancës, duke thënë se Suedia duhet të arrestojë militantët kurdë dhe simpatizantët e tyre në vend./ VOA
Shtatë persona u vranë në dy sulme me armë, që besohet...
Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë të martën se k...
Autoritetet verikoreane kanë paralajmëruar për mot ekstrem...
Jo shumë anëtarë talibanë mund ta takojnë atë, ndërsa edhe...
Suedia nuk duhet të presë mbështetjen e Turqisë për anëtar...
Të dielën (23.01.), Gjermania dhe Franca kremtuan në Paris...
Një sondazh i kohëve të fundit tregoi se 46 për qind e ser...
Një nga anëtarët e pavarur të Komisionit Hetimor të Kombev...
Një sulmues i armatosur ka vrarë shtatë persona në dy loka...
Qeveria e Francës prezantoi të hënën një projektligj, që p...
Bashkimi Europian sërish e ka shtuar ndihmën ushtarake...
Një lajm ka qarkulluar gjatë ditës së sotme ne rrjet ku th...
Charles McGonigal, ish-zyrtar i FBI-së, ka rënë në pranga....
Kryeministri polak, Mateush Morawiecki tha se miratimi i B...
Qeveria franceze pritet të prezantojë të hënën një projekt...
Një ish-komandant i grupit mercenar rus Wagner, i cili...
Policia spanjolle njoftoi se ka shkatërruar një bandë krim...
Ministrat e Bashkimit Europian ranë dakord për një paketë ...
Policia e Kosovës tha se në Bistricë të Leposaviqit ka sht...
Kompania shtetërore suedeze e minierave LKAB njoftoi së fu...
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapin, 61 vjeç, banues në Pat...
Bilbil Cjapi është një qytetar që ka punuar më parë në kom...
Banorët e Bregut të Lumit, përmbytjen e nëntorit të vitit ...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një aksident fatal me 4 humbje jete, ku 3 prej viktimave i...
Adem Nikeziq, i cili shkaktoi pak ditë më parë një aksiden...
Policia ka çmontuar në qytetin e Tiranës, 155 kamera të ve...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Në orët e para të mëngjesit në Qafë Thanë-Korçë filluan resh...
Deri në orët e pasdites Shqipëria do të jetë nën ndikimin ...
Në Shqipëri, fenomeni i bullizmit është një nga format...
Nga Gjermania dhe Franca, e deri në Republikën Çeke, s...
Një paralajmërim i fortë për një grusht shteti ka ardhur n...
William Walker, ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së...
Pjesëtarë të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë ...
Sa më pak gabime, mosrënia në sy për të keq, krijimi i...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Monedha e eurozonës e mbyll muajin janar në vlerat e 116 l...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka pre...
Sot, më 30 janar 2023, dollari amerikan blihet me 107 ...
Monedhat e huaja e mbyllin javën, në vlera të ulëta. Dolla...