
Një luftë e brendshme në Kremlin?/ E konfirmon zëdhënësja e Lavrov
A ka folur Maria Zakharova, një zëdhënëse e fuqishme d...
Emigrimi në Europë, sidomos nga Afrika, ka ardhur në rritje gjatë dekadës së fundit. Por lidershipi europian nuk duket se është veçanërisht i fokusuar te ky problem. E para që po ndien pasojat është Italia, e cila po përpiqet prej vitesh të frenojë një fluks emigrantësh në rritje, së bashku me vendet e tjera të Mesdheut, Greqinë, Spanjën, Maltën dhe Qipron.
Planifikimi i një politike vërtet të përbashkët midis shteteve europiane është sigurisht i vështirë. Por dukuria e emigracionit ka të ngjarë të rritet në një mënyrë eksponenciale gjatë viteve të ardhshme. Libia është një trampolinë për mijëra emigrantë. Qeveria e saj e dobët nuk reagon dot ndaj kësaj sfide, gjë që përbën pengesë me të cilën Bashkimi Europian duhet të përballet së shpejti.
Një shqetësim i veçantë është emigrimi i parregullt, i cili ndodh jashtë ligjeve të vendeve dërguese ose pranuese. Në vitin 2022, Agjencia Europiane e Sigurisë Kufitare, FRONTEX, regjistroi 330.000 hyrje të parregullta brenda kufijve europianë: një rritje prej 64 për qind krahasuar me vitin e kaluar, dhe numri më i lartë që nga viti 2016.
Dhe këto shifra nuk përfshijnë më shumë se 13 milionë refugjatë ukrainas që u larguan nga vendi si pasojë e pushtimit rus. Sigurisht, shifrat paraprake të këtij viti ranë në 12 për qind nga një vit më parë, kryesisht për shkak të kushteve të këqija të motit në rrugët detare për në Europë.
Shifrat janë ende më të ulëta se ato të vitit 2015, kur në Europë hynë afro 1 milion emigrantë, azilkërkues dhe refugjatë. Megjithatë, fluksi i emigrantëve nuk ka gjasa të zvogëlohet. Libia është historikisht një pikënisje kryesore e atyre që duan të vijnë në Europë, ashtu si edhe vendet fqinje si Egjipti dhe Tunizia.
Gati 680.000 emigrantë nga më shumë se 41 kombe u regjistruan në Libi në korrik-gusht 2022, kryesisht nga Nigeri, Egjipti, Sudani, Çadi dhe Nigeria. Përveç emigrantëve që ikin për shkak të krizave politike, të sigurisë dhe ato ekonomike, ka një numër në rritje emigrantësh si pasojë e krizave që lidhen me ndryshimet klimatike.
Të ashtuquajtur emigrantë klimatikë kanë qenë gjithmonë aty, por kjo tendencë duket se do të rritet. Sipas Bankës Botërore deri në vitin 2050 do të ketë mbi 86 milionë emigrantë nga ndryshimet klimatike. Njëkohësisht po rritet ndjeshëm popullsia e Afrikës.
Kjo do të kërkojë një rritje të jashtëzakonshme të burimeve natyrore, gjë që ka shumë pak gjasa të ndodhë. Projeksionet e ardhshme të reshjeve tregojnë një rënie drastike të tyre, dhe kjo do të ndikojë te burimet ujore, sidomos në ujërat sipërfaqësore që furnizojnë digat dhe rezervuarët më të mëdhenj në Afrikën e Veriut.
Përballë shkretëtirëzimit të brezit të Sahelit, ka të ngjarë të shtohen migracioni nga Libia përtej Mesdheut, duke ndikuar shumë te vendet bregdetare si Spanja, Italia, Greqia, Qipro dhe Malta. Këto vende kanë vuajtur shumë vitet e fundit për shkak të politikave europiane që tashmë janë jashtë hapit të kohës, sikurse janë kriteret e Konventës së Dublinit - një traktat ndërkombëtar i nënshkruar në vitin 1990 nga 12 anëtaret e atëhershëm të Komunitetit Europian, dhe që hyri në fuqi në vitin 1997.
Gjërat u përkeqësuan pas rënies së Muamar Gadafit dhe regjimit të tij, që solli edhe humbjen e kontrollit mbi flukset migratore që nisen nga Libia, gjë që ndikoi para së gjithash tek Italia. Për Italinë, Libia nuk është vetëm pika më e rëndësishme e nisjes për emigrantët që udhëtojnë në brigjet e saj, por edhe një vend me vlerë të madhe strategjike sa i përket energjisë. Megjithatë, kryeministrja italiane Xhorxhia Meloni nuk ka deklaruar ende se si do ta trajtojë këtë sfidë. Po kështu, samiti i Këshillit Europian i 9-10 shkurtit, përsëriti se emigracioni ka nevojë për një përgjigje të përbashkët, por se është bërë shumë pak për ta ndihmuar Italinë dhe vendet e tjera bregdetare të përballen me këtë emergjencë.
Në nëntor të vitit të kaluar, Këshilli propozoi 20 masa të përgjithshme për reduktimin e emigrimit ilegal. Këto masa fokusohen në 3 linja: bashkëpunim me vende si Tunizia, Libia dhe Egjipti për të kontrolluar largimet e emigrantëve; promovim i operacioneve “më të koordinuara” të kërkim-shpëtimit në Mesdhe; si dhe në forcimin e zbatimit të mekanizmit të rishpërndarjes vullnetare të emigrantëve, i prezantuar në qershor 2022, që deri më tani nuk ka arritur të japë rezultate të kënaqshme.
Është e vështirë të zhvillohet një strategji koherente dhe afatgjatë me qeveri të dobëta, të delegjitimuara dhe madje të mbivendosura në Libi, siç ndodhi pranverën e kaluar kur qeveria “në largim” e Unitetit Kombëtar në Tripoli e udhëhequr nga Abdulhamid Dbeibah u përball me qeverinë e rremë të Stabilitetit Kombëtar i drejtuar nga ish-ministri i Brendshëm Fati Bashaga.
Për mirë a keq, Italia ka bashkëpunuar në të kaluarën me regjimin e Gadafit. Memorandumi i parë midis dy vendeve u nënshkrua në vitin 2008 nga Ministri i Brendshëm i atëhershëm italian Roberto Maroni dhe Gadafi, dhe përcaktonte se Italia duhej t'i paguante Libisë 5 miliardë dollarë ndihmë, në këmbim të patrullimit të vazhdueshëm në bregdet për të parandaluar largimin e emigrantëve.
Në vitet 2012, 2017, 2020 dhe 2002 ajo marrëveshje u rinovua, herët e fundit duke provokuar protesta të forta nga ana e grupeve të shoqërisë civile. Megjithatë, këto memorandume nuk janë pjesë e një strategjie afatgjatë të përbashkët me Brukselin, por më tepër rezultat i emergjencave të vazhdueshme.
Për ta adresuar si duhet këtë krizë, duhet të ketë së pari një proces koherent për të hartuar politika të besueshme dhe të zbatueshme. SHBA-ja duhet të ofrojë një udhëheqje strategjike për të gjithë procesin në partneritet të ngushtë me BE-në dhe vendet e tjera kyçe europiane.
Së pari, arsyet e migrimit duhet të adresohen në vetë kontinentin afrikan. Ato janë komplekse dhe mund të duken përtej mundësive të politikave të besueshme. Njerëzit po largohen në masë për shkak të mungesës së mundësive ekonomike dhe varfërisë ekstreme; korrupsionit të madh; konflikteve lokale dhe transnacionale të nxitura nga liderë autoritarë, mercenarë, milici dhe banda, dhe gjithnjë e më shumë nga ndryshimet klimatike.
Së dyti, formulimi i politikave duhet të propozojë se si të menaxhohet, zbutet ose parandalohet migrimi i paligjshëm në Europë. Kjo është një çështje e sigurisë detare dhe kufitare, dhe do të kërkojë një përpjekje të koordinuar nga rojet bregdetare të kombeve mesdhetare, marina dhe organizatat e kontrollit të kufirit.
Së treti, emigrantët që mbërrijnë legalisht në brigjet e Europës, duhet të trajtohen me dhembshuri dhe të mbështeten përmes programeve europiane gjithëpërfshirëse. Këto tri fusha duhet të shihen si një tërësi politikash. Nëse nuk rregullohet procesi i formulimit të politikave, nuk mund të ketë as edhe një qasje gjithëpërfshirëse ndaj migrimit. Është një kërcënim për kombet afrikane dhe për Europën. Dhe është po ashtu një kërcënim për interesat jetike amerikane në Afrikë dhe Europë.
Shënim: Federica Saini Fasanotti, historiane ushtarake e specializuar në luftërat hibride. Ajo është bashkëpunëtore e Institutit për Studime Politike Ndërkombëtare (ISPI) në Milano./ Përshtatur nga CNA.al
A ka folur Maria Zakharova, një zëdhënëse e fuqishme d...
Nëse forcat ukrainase do të pajisen me avionët luftara...
Gati gjashtë muaj pas shpërthimeve të fuqishme te tuba...
Pas Luftës së Dytë Botërore, udhëheqësi i ri komunist ...
Videoja e një gruaje që tundte flamurin e Bashkimit Eu...
Në shkurtin e vitit 1941, kur Britania e Madhe po përballe...
Në një godinë ngjyrë rozë në lagjen e ambasadave në Pekin,...
Për botën perëndimore, rëndësia e luftës në Ukrainë ka...
Në epokën e mbikëqyrjes masive nga ana e shtetit, mund të ...
Aleanca de facto dhe gjithnjë e më e dukshme midis Rusisë ...
Mosha e mesme është një periudhë e karakterizuar nga vetër...
Lufta në Ukrainë filloi një vit më parë, më 24 shkurt 2022...
Për muaj të tërë në pranverën e vitit 1921, një konvikt pr...
Fotografia e trupit të pajetë të Alan Kurdit 2-vjeçar që d...
Ndryshimet e mëdha që po ndodhin në sistemin global, po i ...
Shkenca është përpjekur gjithmonë që të zgjidhë misterin e...
Nëse 30 vjet më parë ishim dakord me Frensis Fukujamën, ku...
Nëse kërkon në google për “varësi nga pornografia” të ...
Mendimet dhe ndjenjat nuk sillen si objektet materiale që ...
Një grua 82-vjeçare, e cila u shpall kohët e fundit vdekur...
Rreth dy javë më parë transmetuam një problem të mprehtë n...
Lidhur me pesticidet e ndaluara në vendet e BE-së, por...
Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, i cili njihet si manjat ...
Për aksidentin në Durrës ku drejtuesi i furgonit, Ndue Aba...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Një atentat ka tronditur mbrëmjen e sotme zonën e Paleo Fa...
Një shqiptar është ekzekutuar me armë mbrëmjen e kësaj të ...
Këtë të enjte është ndaluar në Korçë një zyrtar i policisë...
Konflikti mes fqinjëve në Laknas përfundoi këtë të enj...
Mendësia se fëmija “nuk kupton”, “nuk merr vesh”, vazhdon ...
Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka ...
Edhe për ditën e sotme pritet përmirësim i përkohshëm ...
Shumë gjendje, autoimune apo sëmundje dërgojnë shenjat e t...
Vladimir Putin u ka bërë thirrje grave ruse që të kenë tet...
Agjencia e OKB-së për motin njoftoi të enjten se viti ...
Plenari i Asamblesë Kombëtare të Turqisë votoi sot pro zgj...
Një gjykatë gjermane mbajti anën e grupeve mjedisore t...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Konsumi i sheqerit në vend vijon të këtë rënie, pavarësish...
Zyrihu dhe Singapori janë qytetet më të shtrenjta në b...
Sot më 30 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.2...
Rritja e kredisë konsumatore është përshpejtuar në tre...