Dokumente që përmbajnë shenja si të klasifikuara u gjetën javën e kaluar në shtëpinë e ish-zëvendëspresidentit Mike Pence në Indiana, sipas një letre që avokatët e zotit Pence i dërguan Arkivave Kombëtare. Kjo është gjetja e fundit në një varg zbulimesh në rezidenca private të dokumeteve sekrete.
“Duket të jenë një numër i vogël dokumentash, që mbajnë shenjat si të klasifikuara, që janë paketuar dhe transportuar pa dashje në shtëpinë private të ish-zëvendëspresidentit në fund të mandatit”, shkruante avokati i zotit Pence, Greg Jacob, në një letër të cilën e ka parë edhe agjencia e lajmeve Associated Press.
Ai shkruante se zoti Pence “angazhoi një avokat të jashtëm, me përvojë në trajtimin e dokumenteve të klasifikuara, për të shqyrtuar të dhënat e ruajtura në shtëpinë e tij pasi u bë publike se ishin gjetur dokumente sekrete në shtëpinë private të Presidentit Joe Biden në Wilmington”.
Departamenti i Drejtësisë tashmë ka angazhuar prokurorë të posaçëm për të hetuar gjetjen e dokumenteve sekrete në rezidencën e ish-Presidentit Donald Trump në Florida dhe në shtëpinë dhe ish-zyrën e Presidentit Biden.
Departamenti i Drejtësisë thotë se rreth 300 dokumente të shënuara si të klasifikuara, përfshirë disa të nivelit tepër-sekret, u morën nga Mar-a-Lago. Zyrtarët po shqyrtojnë mundësinë për ngritje akuzash ndaj zotit Trump apo dikujt tjetër, për posedim të paligjshëm të dokumentave ose për përpjekje për të penguar hetimet penale disa mujore.
Avokati i zotit Pence shprehej në letër se ish-zëvendëspresidenti “nuk ishte në dijeni të ekzistencës së dokumentave sensitive apo të klasifikuara në shtëpinë e tij” dhe se “e kupton rëndësinë e madhe për mbrojtjen e të dhënave sensitive dhe të klasifikuara dhe se është i gatshëm për të bashkëpunuar plotësisht me Arkivat Kombëtare dhe çdo hetim të nevojshëm”.
Avokati tha se zoti Pence i siguroi menjëherë dokumentet që u zbuluan në një kasafortë. Sipas një letre të dytë nga avokati, që mban datën 22 janar, agjentët e FBI-së vizituan rezidencën e zotit Pence për të marrë dokumentat.
Një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë nuk pranoi të komentonte të martën, ndërsa një avokat i zotit Pence nuk iu përgjigj menjëherë një emaili që kërkonte sqarime. Në muajin gusht zoti Pence i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se ai nuk kishte marrë me vete dokumenta të klasifikuara pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. I pyetur drejtpërdrejt nëse ai kishte marrë ndonjë dokument të tillë, ai u përgjigj: “Jo, jo në dijeninë time”.
Gjatë një interviste në janar me rrjetin Fox Business, zoti Pence e përshkroi si një “proces shumë zyrtar" atë të përdorur nga zyra e tij për trajtimin e dokumentave të klasifikuara, si dhe hapat e ndërmarrë nga avokatët e tij për t’u siguruar që nuk ishte marrë asnjë dokument.
“Para se të largoheshim nga Shtëpia e Bardhë, avokatët e ekipit tim kontrolluan të gjitha dokumentat si në Shtëpinë e Bardhë ashtu edhe në zyrat tona apo rezidencën e nënpresidentit, për t’u siguruar që çdo dokument që duhej të dorëzohej në Arkivat Kombëtar, përfshirë dokumentat e klasifikuara, janë dorëzuar. Kështu që ne zhvilluam një proces shumë të kujdesshëm në këtë drejtim”, tha zoti Pence./ VOA
Ambasadori amerikan në Beograd, Christofer Hill tha so...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha të mart...
Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan tha dje se S...
Shtatë persona u vranë në dy sulme me armë, që besohet...
Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë të martën se k...
Autoritetet verikoreane kanë paralajmëruar për mot ekstrem...
Jo shumë anëtarë talibanë mund ta takojnë atë, ndërsa edhe...
Suedia nuk duhet të presë mbështetjen e Turqisë për anëtar...
Të dielën (23.01.), Gjermania dhe Franca kremtuan në Paris...
Një sondazh i kohëve të fundit tregoi se 46 për qind e ser...
Një nga anëtarët e pavarur të Komisionit Hetimor të Kombev...
Një sulmues i armatosur ka vrarë shtatë persona në dy loka...
Qeveria e Francës prezantoi të hënën një projektligj, që p...
Bashkimi Europian sërish e ka shtuar ndihmën ushtarake...
Një lajm ka qarkulluar gjatë ditës së sotme ne rrjet ku th...
Charles McGonigal, ish-zyrtar i FBI-së, ka rënë në pranga....
Kryeministri polak, Mateush Morawiecki tha se miratimi i B...
Qeveria franceze pritet të prezantojë të hënën një projekt...
Një ish-komandant i grupit mercenar rus Wagner, i cili...
Policia spanjolle njoftoi se ka shkatërruar një bandë krim...
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapin, 61 vjeç, banues në Pat...
Bilbil Cjapi është një qytetar që ka punuar më parë në kom...
Banorët e Bregut të Lumit, përmbytjen e nëntorit të vitit ...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një aksident fatal me 4 humbje jete, ku 3 prej viktimave i...
Adem Nikeziq, i cili shkaktoi pak ditë më parë një aksiden...
Policia ka çmontuar në qytetin e Tiranës, 155 kamera të ve...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Në orët e para të mëngjesit në Qafë Thanë-Korçë filluan resh...
Deri në orët e pasdites Shqipëria do të jetë nën ndikimin ...
Në Shqipëri, fenomeni i bullizmit është një nga format...
Nga Gjermania dhe Franca, e deri në Republikën Çeke, s...
Një paralajmërim i fortë për një grusht shteti ka ardhur n...
William Walker, ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së...
Pjesëtarë të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë ...
Sa më pak gabime, mosrënia në sy për të keq, krijimi i...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Monedha e eurozonës e mbyll muajin janar në vlerat e 116 l...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka pre...
Sot, më 30 janar 2023, dollari amerikan blihet me 107 ...
Monedhat e huaja e mbyllin javën, në vlera të ulëta. Dolla...