
Kush janë milicët që po e zhvendosin luftën nga Ukraina në Rusi
E gjithë vëmendja e ekspertëve dhe ushtarakëve ishte përqe...
Vite më parë, Eduard Babaryka bashkëthemeloi një platformë bjelloruse të quajtur Uley, që financohej nga vetë populli. Ai, gjithashtu, ishte bashkëthemelues edhe në disa projekte të tjera humanitare, si dhe financoi botimin e një koleksioni me pesë vëllime në bjellorusisht të veprave të shkrimtares fituese të çmimit Nobel, Svetlana Alexievich.
“Është shumë normale që të mos kesh frikë”, tha Babaryka gjatë prezantimit të koleksionit në Minsk, në vitin 2018. “Dhe, pavarësisht të gjithave, bëje atë që mendon se është e drejtë dhe e rëndësishme. Është më normale që të mos presësh ndihmë nga një dorë tjetër dhe që të të tregojë se çfarë duhet të bësh ti, është më mirë që ta marrësh iniciativën vetë në duart e tua”.
Tani, këto fjalë të 33-vjeçarit, po vihen në sprovë, pasi bjellorusi po përballet me akuza të evazionit fiskal, shpëlarje parash, organizim të trazirave masive dhe nxitje të urrejtjes. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet mbi 20 vjet burgim. I arrestuar në qershor të vitit 2020, ai veçse i ka kaluar tri vjet në paraburgim pa u gjykuar.
“Edik është i zgjuar, zemërmirë dhe natyrë prej kureshtari”, tha Alyaksandra Zverava, e dashura e Eduardit. “Shumë i drejtë dhe mban përgjegjësi për veprimet e tij. Ai vendos standarde të larta për veten, dhe di t’i pranojë gabimet e tij”.
Rrëfimi i Eduard Babarykas është një passhkrim prekës i tragjedisë kombëtare të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, në të cilat Alyaksandr Lukashenka, diktatori autoritar, shpalli fitoren pavarësisht dëshmive bindëse të mashtrimit.
Rezultatet e shpallura nxitën një valë masive protestash mbarëkombëtare, të cilat shpesh u shtypën pamëshirshëm.
Mes pretendimeve për abuzim dhe torturë, mijëra protestues u burgosën. Shtypi i pavarur u mbyll. Udhëheqësit e opozitës u detyruan të largoheshin nga vendi. Kombet perëndimore refuzuan të njohin legjitimitetin e Lukashenkës.
Nëntëdhjetë ditë
Babaryka, një banor nga Minsku dhe i diplomuar në Universitetin Ekonomik Shtetëror të Bjellorusisë, u zotua të ndihmojë babanë e tij, Viktar Babaryka, në pranverën e vitit 2020 në përpjekjet për të mposhtur liderin prej shumë vjetësh, Alyaksandr Lukashenka, përmes një fushate zgjedhore presidenciale.
Ish-shefi i Belgazprombank dhe bankier, Viktar Babaryka, 59 vjeç, është gjithashtu edhe filantrop. Ai nisi fushatën e tij në maj të vitit 2020 për zgjedhjet e gushtit, në të cilat Lukashenka - i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1994 pasi fitoi shumë zgjedhje që u konsideruan si jodemokratike nga vendet perëndimore - do të kandidonte për një mandat të gjashtë.
Fushata e Babarykas mori menjëherë mbështetje të profilit të lartë dhe opozita demokratike filloi t’i bashkohej. Në një sondazh të kryer në fund të majit, ai mori 50 për qind të votave.
Numri i kërkuar i nënshkrimeve për kandidatët e ardhshëm presidencialë është 100.000. Ekipi i Babarykas kishte fituar më shumë se 425.000 deri në mes të qershorit.
Viktar dhe Eduard u arrestuan të dy më 18 qershor të vitit 2020. Më 14 korrik, kandidatura e Babarykas u refuzua nga zyrtarët elektoralë bjellorusë. Të dy u klasifikuan si të burgosur politikë nga Amnesty International dhe organizata të tjera të të drejtave të njeriut.
Viktar u shpall fajtor për ryshfet dhe evazion fiskal në korrik të vitit 2021 dhe u dënua me 14 vjet burgim. Ai i hodhi poshtë akuzat si hakmarrje politike.
Në një video që mbështetësit e fushatës së tij e publikuan menjëherë pas burgosjes së tij, Viktar i kërkoi Eduardit që t'i bashkohej për ta ndihmuar atë të rrëzonte Lukashenkan.
“Eduard tha: ‘Mirë, do të të jap 90 ditë nga jeta ime”, tha Viktar. “Por nuk janë 90 ditë të jetës së tij. Në fakt është e qartë se ai është në të njëjtin nivel me mua. Ai e vuri jetën e tij në rrezik për mua. Kjo është një gjë e vështirë për çdo baba ta thotë”.
“Eduard u arrestua sepse është djali i Viktarit”, tha Zverava.
Eduardi u mbajt në paraburgim të drejtuar nga agjencia shtetërore e sigurimit të Bjellorusisë – e quajtur ende KGB – për 18 muaj pas arrestimit të tij, që është periudha maksimale që një i dyshuar mund të mbahet pa gjyq. Mirëpo, me kalimin e afatit, çështja e tij kaloi në Komitetin Hetimor dhe, me sa duket, procesi është rikthyer në fillim.
"Nuk ka asgjë që ngjan me një procesi ligjor këtu", tha Uladzimer Pylchanka, ish-avokat i Eduardit, kredencialet ligjore të të cilit u anuluan si hakmarrje për punën e tij në këtë çështje. “Ky njeri, thjesht, po mbahet në izolim si peng, padyshim [me qëllimin] për të ushtruar presion ndaj babait të tij”.
‘Fabrikimi i realitetit’
Në vitin 2021, Zverava kishte folur për Radion Evropa e Lirë për kushtet në të cilat po mbahej Eduardi.
"Ata i dërgojnë në tualet dy herë në ditë", tha ajo. “Janë katër persona në një qeli. Disa prej tyre pinë duhan. Nuk ka pothuajse asnjë ventilim. Asnjë rreze dielli nuk bie”.
Ajo tha se për shkak të lagështirës, veshjet e Eduardit ishin me myk. Ai e mbajti në minimum korrespondencën e tij.
Megjithatë, ai ende përpiqet për të bërë më të mirën dhe të ruajë natyrën e tij pozitive.
"Një qeli nuk dallon shumë nga bota e gjerë", shkroi ai stoikisht në vitin 2022.
"Ka të bëjë gjithmonë me zgjedhjen nëse do të bini apo do të ngriheni. Për t'iu nënshtruar dobësisë ose për të mos u dorëzuar".
Ai po merret me joga, shah, lexim, meditim dhe vizatim, gjatë kohës së qëndrimit në qeli.
"Po lexoj 22.11.63 të Stephen Kingut në anglisht", shkroi ai në vitin 2021, duke iu referuar një romani për një udhëtar në kohë që përpiqet të ndalojë vrasjen e presidentit të SHBA-së, John F. Kennedy.
"Dhe unë po rilexoj [fizikantin] David Deutsch The Fabric Of Reality".
Pas gati dy vjetësh në burg, Eduardi deklaroi se falja ishte çelësi i lidhjeve personale. Ai mbajti një qëndrim të ngjashëm me atë të psikiatrit dhe të mbijetuarit të Holokaustit, Viktor Frankl, i cili shkroi: "Njeriut mund t'i marrësh gjithçka, përveç një gjëje: lirinë e fundit- të zgjedhësh qëndrimin vet në çdo rrethanë, të zgjedhësh sipas mënyrës tënde”.
"Burgu mund të jetë një vend që ta vjedh jetën, ose mund të jetë një mundësi unike për vetëpërmirësim", shkroi Eduard nga burgu në vitin 2022. "Në të dy rastet, qelia e burgut mbetet e njëjtë - një dhomë larg nga bota e jashtme”.
Gjyqi i Eduard Babarykas filloi në Minsk më 22 maj të këtij viti.
Sipas të afërmve, qëndrimi i tij i stërzgjatur në paraburgim dhe paqartësia rreth akuzave kundër tij tregojnë se arrestimi i tij ishte organizuar nga autoritetet për t’i bërë presion babait të tij.
"Në fillim, plani i tyre ishte që nëse Viktar jep deklaratë, Eduardi do të lirohej", shpjegoi Ivan Kravtsov, një ish-anëtar i ekipit të fushatës së Viktar Babaryka.
“Megjithatë, është e qartë se ai po përballet me një dënim për kohë të gjatë”./ Rel
E gjithë vëmendja e ekspertëve dhe ushtarakëve ishte përqe...
Greqia ka kthyer më 21 maj një faqe të rëndësishme të ...
UASHINGTON – Themeluesi i grupit ekstremist Oath Keepers u...
Presidenti Joe Biden dhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesv...
Irani ka lëshuar me sukses një raketë balistike me rreze d...
Presidenti Joe Biden emëroi për detyrën e Shefit te Shefav...
Kryetari i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar ...
Kreu i grupit privat ushtarak rus Wagner, Yevgeny Prigozhi...
Është bërë publike përbërja e qeverisë së përkohshme nën k...
Guvernatori republikan i Floridës Ron DeSantis ka hyrë tas...
37 persona janë arrestuar në një aksion të Europol gjatë g...
Etja e shtetit gjerman për forca mjekësore duket se po bëh...
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi,...
Një vit pas vrasjes së 19 nxënësve dhe dy mësuesve në Uval...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se ka zhv...
Sot, komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqin...
Së bashku, 27 shtetet anëtare të BE-së menaxhojnë zonën më...
Studimi falas edhe për studentët e huaj ka bërë që Gjerman...
Norvegjia do të mbështesë programet e trajnimit për pi...
Japonia mbajti një ceremoni të mërkurën prej ku dhuroi rre...
“Stop” hedh dritë mbi një ngjarje makabre në Durrës, me vi...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë një rast shumë të rë...
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë të fortë, ...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Vangjush Dako, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit është v...
SPAK ka lëshuar disa urdhër-arreste për ish-zyrtarë të bas...
Policia e Shtetit ka arrestuar një 37-vjeçar në Tiranë...
Zbardhen dhe dokumentohen 7 vjedhje të ndryshme të kryera ...
Një studim i INSTAT zbulon se pjesa më e madhe e lumenjve ...
Teologu Miron Çako ka zbuluar se ka sekte apo persona feta...
Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët ...
Dita Botërore e Mjedisit e njohur edhe si Dita ndërkombëta...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili sap...
Finlanda do të dëbojë nëntë diplomatë rusë nga Ambasada ru...
Rusia po kopjon taktikat e Iranit në përpjekjen për të shm...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perën...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Sot, më 6 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 l...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet në ...
Edhe pas emërimit të Mehmet Simsek si ministër Financash, ...
UBS ka bërë me dije se pritet që me 12 qershor të marrë Cr...