
Inteligjenca artificiale në ndihmë të sigurisë kombëtare
Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare po sheh mundësi...
Mbrojtësit e reformës në polici në Shtetet e Bashkuara argumentojnë prej kohësh se kamerat e trupit që mbajnë efektivët do të ndihmojnë në reduktimin e përdorimit të tepruar të forcës, si dhe për të rritur besimin e publikut. Por miliona orë filmime nga të ashtuquajturat “kamera të trupit” janë të vështira për t’u monitoruar nga mbikëqyrësit. Siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës Shelley Schlende, inteligjenca artificiale, mund të vijë në ndihmë.
Kamerat e trupit që mbanin efektivët e policisë në Memfis filmuan momentin kur një ndalim për shkelje të rregullave të qarkullimit u kthye në një tragjedi. Pesë oficerë policie përballen me akuza në lidhje me vdekjen e Tire Nichols-it.
Rishikimi i pamjeve të kamerave të trupit të oficerëve do të jetë pjesë e procesit penal. Por sipas Anthony Tassone-t, drejtuesit të kompanisë “Truleo” që përdor inteligjencën artificiale, pamjet e kamerave të trupit që mbajnë efektivët rrallë shqyrtohen nëse nuk ndodh diçka e madhe.
“Për mua, duke parë videon dhe duke folur me kolegët dhe miqtë e mi të zbatimit të ligjit, kjo nuk është hera e parë, që këta oficerë kanë përdorur këtë lloj gjuhe, ose kanë qenë në atë lloj situate”, thotë ai.
Sipas tij programi i inteligjencës artificiale për kamerat e trupit të policisë, do t’i ndihmojë mbikëqyrësit e policisë të ndërhyjnë më herët, njësoj si mbikëqyrësit në sektorë të tjerë që monitorojnë komunikimet e punonjësve të tyre me klientët. Shembulli që zoti Tassone jep janë bankat.
“Ideja e transkriptimit dhe analizimit të punonjësve për të përmirësuar shërbimin ndaj klientit, ka ekzistuar për një kohë të gjatë”, thotë ai.
Sistemi i inteligjencës artificiale “Truleo” jep vlerësime të larta kur policia përdor formalitete të tilla si “zonjë”, “faleminderit” dhe shpjegon se çfarë po bëjnë. “Truleo” tregon po ashtu kur një oficer përdor fyerje, kërcënime ose sharje.
Shefi i policisë së qytetit Aurora, në shtetin e Kolorados, Art Acevedo së fundmi filloi që ta përdor këtë program për një periudhë 1-vjeçare. Qëllimi është përmirësimi i sjelljeve negative të policëve.
“Ne do të studiojmë për zakonet e këqija të policëve si dhe për sjelljet e mira të tyre. Sjelljet e mira do t’ja u tregojmë edhe efektivëve të tjerë”, thotë ai.
Unioni Amerikan i Lirive Civile paralajmëron se qeveritë duhet të mbrojnë të drejtat e grupeve që mund të preken nga analiza përmes inteligjencës artificiale të pamjeve të kamerave të trupit të policëve.
“Ne duhet të dimë saktësisht se si po i përdorin ato pamje, ne duhet të dime saktësisht se çfarë nuk lejohen të bëjnë me to”, thotë Anaya Robinso nga Unioni Amerikan i Lirive Civile në Kolorado.
Sipas tij ky rregullim duhet të bëhet përpara se forcat policore të miratojnë gjerësisht përdorimin e inteligjencës artificiale./ VOA
Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare po sheh mundësi...
Firma Ford ka thelluar luftën e çmimeve në tregun e makina...
Banane rezistente ndaj ndryshimeve të klimës, oriz që kërk...
Administrata kineze për Hapësirën Kibernetike ka propozuar...
iPhone 15 Pro i Apple thuhet se do të ketë ndryshime të më...
Llogaria e Kanye West është rikthyer në Twitter pas një nd...
Shefi i Meta, Mark Zuckerberg ka bërë me dijea se plat...
"WhatsApp" njoftoi opsionin e ri ku përdoruesit do të mund...
Gjigantët kinezë të teknologjisë po shpejtojnë të arrijnë ...
Një grup prodhuesish të mëdhenj të automjeteve thanë të më...
Një ndërprerje e energjisë në ndërtesën e NASA-s në Hjusto...
Pronari i rrjetit social "Twitter", Elon Musk, ka thënë të...
Google bën me dije se po zhvillon mjete të Inteligjencës A...
Zakonisht telefonat e kompanisë Apple e humbin vlerën, në ...
Rrjeti social "Twitter" e ka humbur gjysmën e fitimeve nga...
Përdorimi i Inteligjencës Artificiale (IA) në botën e punë...
Impiantet e shkripëzimit po ofrojnë ujë të pijshëm, thelbë...
Aktorët e Hollivudit shprehen të shqetësuar për herë të pa...
Robotët thanë se mund të udhëheqin më mirë se njerëzit. Ro...
Sipërmarrësi miliarder, Elon Musk, ka themeluar një kompan...
Rijetëzimi i banesave në Gjirokastër edhe pse është një ni...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ës...
Pagesat e kompanisë së inceneratorëve që tashmë akuzoh...
Emisioni Stop në Tv Klan ka publikuar disa herë rastin e H...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Një tjetër person i arrestuar është penduar dhe ka rrëfyer...
Policia ka dhënë detaje nga të shtënat me armë në Malë...
Një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur në veri të Shqipër...
Një megaoperacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme...
Në Shqipëri, të rinjtë pohojnë se krahas vështirësive për ...
Shenja të ndryshme të horoskopit kanë dhe karakteristika t...
Të gjithë ne në një moment të jetës sonë përballemi me koh...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e ku...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Petar Petk...
Ministri britanik për Çështje Evropiane, Leo Docherty,...
Senatorja Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komisionit...
Policia e Kosovës tha të mërkurën se ka përfunduar kontrol...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Pensionistët e vuajnë rritjen e çmimeve më shumë sesa ...
Sot, më 27 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 26 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Energjia për javën e fundit të shtatorit dhe datën 1 tetor...