
SHBA, paralajmërim për sulme të mundshme terroriste në Turqi
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Turqi paralajmëroi ame...
Sa më pak gabime, mosrënia në sy për të keq, krijimi i një imazhi pozitiv - këto ishin lajtmotivet e kryeministres së re italiane Giorgia Meloni në 100 ditët e para të qeverisjes. Ose siç shprehet politologia nga Bolonja, Sofia Ventura: "Ishin njëqind ditët e para disi pa ngjyrë”. Deri më tani, thotë Ventura, Meloni nuk ka dhënë "iniciativa vërtet relevante”. Faza e parë u karakterizua nga shqetësimi i kryeministres për t'u paraqitur ndërkombëtarisht si një kryetare e besueshme e qeverisë. Dhe kështu për t'u ofruar kritikëve të tyre pak hapësirë për të sulmuar.
Para zgjedhjeve të shtatorit, revista "Stern” nën një fotografi me Melonin vinte titullin: "Gruaja më e rrezikshme në Europë”. Përhapja e frikës duket se është e rëndësishme për 46-vjeçaren. Kryetarja e parë e qeverisë europiane, e cila e ka nisur karrierën e saj politike në një parti neofashiste, nuk ka devijuar nga parimet e saj politike.
Por Meloni përpiqet të paraqitet me një ton më të butë. Asnjë paraqitje si Donald Trumpi apo Jair Bolsonaro, në skenë paraqitet një grua që kujdeset për të tjerët. "Shënimet e Giorgias” quhet video-podkasti me të cilin Meloni ju flet njerëzve në vetën e parë që nga marrja e detyrës, me një ton të dashur, gjithmonë me fletoren e saj personale në dorë.
"Giorgia” shkruan në kopertinën e fletores së saj sikur të ishte një gocë e re. Meloni thotë se nuk e ka problem fare që njerëzve t'ua "shpjegojë vendimet e saj". Për këtë arsye vendosi të hapë fletoren e saj dhe të flasë për punën e qeverisë në 100-ditëshin e parë të qeverisjes. Pavarësisht gjesteve të tilla, politologia Ventura thotë: Askush nuk duhet të harrojë se nga cili krah politik vjen Meloni. Është shumë herët për ta gjykuar atë si kryetare të qeverisë. Edhe më tej duhet të thuhet se: "Giorgia Meloni nuk ka kulturë liberale, dhe për këtë nuk ka asnjë fije dyshimi."
Ajo që shqetëson edhe më shumë është se qeverisë së saj i mungon "kompetenca dhe një projekt për rimëkëmbjen e vendit”, thotë Ventura. Sipas profesores nga Bolonja, edhe perspektiva e reformës kushtetuese është shkak për shqetësim, sepse po e ndryshon vendin. Meloni ka deklaruar se dëshiron ta bëjë Italinë një republikë presidenciale dhe të bashkojë më shumë pushtet politik në një dorë. Është një projekt i vjetër shumë i preferuar i së djathtës italiane. Përveç kësaj, ekziston një politikë tatimore që lehtëson në mënyrë specifike grupe të caktuara, si një gjest për votuesit e rregullt të krahut të djathtë.
Meloni po heq gradualisht ndihmat sociale, ndërsa kur bëhet fjalë për politikën e migracionit, qeveria e saj po vështirëson përmes dekreteve punën e shpëtimit të refugjatëve nga organizatat joqeveritare në Mesdhe. Profesori i njohur Michele Prospero thotë se edhe më keq se vetë vendimet janë përpjekjet e qeverisë për ndryshimin e kulturës politike. Për shembull, kur Meloni tani si kryeministre mbron tezën se partia e saj neofashiste, MSI, ishte një shtyllë e demokracisë italiane. Ose kur ajo e bën një burrë që me krenari mban statujën e Musolinit në dhomën e ndenjes, president të Senaitit - Ignazio la Russa. Sipas Prosperos, këto janë mesazhe politike që sinjalizojnë: "Tradita nuk do të mohohet”.
Kryesisht i padukshëm në politikën e jashtme
Qeveria përpiqet të krijojë përshtypje në qarqet ndërkombëtare se në këtë vend nuk po merren vendime të natyrës autoritare. "Por personalitete si La Russa dërgojnë sinjalin se përfaqësuesit institucionalë tani garantojnë gjithashtu se identiteti është një pikë referimi," thotë Prospero. Sipas filozofit të majtë, pjesë e kësaj kthese kulturore është se Meloni po godet gjoja manifestimet ilegale, e njëkohësisht lejon demonstratat e fashistëve të vjetër dhe të rinj. Deri më tani, Meloni ka qenë kryesisht e padukshme dhe bashkëpunuese në fushën politikës së jashtme evropiane, përfshirë edhe mbështetjen për Ukrainën.
Roma po kërkon gjithashtu me përkushtim dialogun me Brukselin për politikën buxhetore. Italia është e varur nga miliardat e premtuara nga Bashkimi Europian nga fondi i ndihmës për postkoronën. Me stilin e saj politik në fazën fillestare, Meloni ka pasur sukses në Itali. Sipas një sondazhi të publikuar pak ditë më parë, 53 për qind e italianëve thonë se qeveria Meloni ka përmbushur e madje edhe ka tejkaluar pritshmëritë.
Por partia Fratelli d'Italia e Melonit ka pësuar rënie për shkak të mosmarrëveshjes për rritjen e çmimit të benzinës. Megjithatë, kjo parti e krahut të djathtë mbetet edhe më tej forca më e madhe në Itali me mbi 30 për qind. Është gjithashtu e pazakonshme për Italinë që gjërat mbeten kryesisht të qeta në koalicionin e krahut të djathtë. Madje edhe meshkujt e këtij krahu politik, si Matteo Salvini dhe Silvio Berlusconi kanë heshtur. Meloni, e cila nga jashtë është e shoqërueshme, drejton koalicionin e saj qeveritar brenda vendit me një dorë të hekurt./DW
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Turqi paralajmëroi ame...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të hënën se nuk e...
Në Kosovë janë strehuar katër gazetarët e parë afganë, një...
Teherani ka thirrur në bisedë një diplomat ukrainas pë...
Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, tha të hënën se Kri...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti ...
Në një dokumentar të ri të rrjetit BBC, ish-kryeministri b...
Forcat ruse thanë se kanë bërë përfitime të vogla terr...
Thirrjet për reformë policore janë shtuar në Shtetet e Bas...
Policia e Kosovës njoftoi se të dielën mbrëma ka sekue...
Kur Rusia pushtoi Ukrainën shkurtin e vitit të kaluar, Vla...
Kafka e kuqe e një të vdekuri në sfond të zi. Kj...
Nëse do të vlerësohej me notë sistemi arsimor gjerman,...
Ekspozita u çel në Lagos dhe artisja franceze Prune No...
Ekspertët serbë të zhvillimeve politike thonë se presi...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mb...
Olesya Krivtsova, studentja 19 vjeçare ruse, rrezikon ...
Kryeministri britanik Rishi Sunak shkarkoi kryetarin e...
Forcat e armatosura të Polonisë kanë rekrutuar numrin më t...
Departamenti i Policisë së Memfisit ka shpërbërë njësinë s...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të mërkurë një rast të rëndë ...
Dritan Harapi një banor i Fierit, tregoi për “Stop” se kis...
Fiks Fare denoncoi sërish kushtet ku qëndrojnë personat me...
“JOQ” dhe “Lolita” janë dy faqe të vetëquajtura “media...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Një konflikt me një të plagosur u regjistrua mbrëmjen e so...
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme zonën e “Komu...
Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi...
Kavaja u përgjak mbrëmjen e sotme nga vrasja e dy personav...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në ven...
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare ...
Moti për ditën e hënë parashikohet me vranësira të dendura...
Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus, Wagner, tha...
Polonia dëshiron që BE të përdorë të gjitha mjetet në disp...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të mërkurën se marr...
Qeveria gjermane ka rënë dakord që të dërgojë 12 miliardë ...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...
Klodian Muço, eksperti i ekonomisë, i cili është marrë...