LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Megaoperacioni në brigjet irlandeze/ Kapet 136 milionë paund kokainë, po transportohej me anije

27 Shtator 2023, 17:19, Kosova & Bota CNA

Megaoperacioni në brigjet irlandeze/ Kapet 136 milionë paund

Në operacion u krye të martën në brigjet juglindore të Irlandës, ku janë kapur sasi marramendëse kokaine që po transportoheshin me një anije mallrash.

Anija “MV Matthew” e regjistruar në Panama, refuzoi të ndalonte në Atlantik dhe kjo bëri që forcat speciale irlandeze dhe Byroja e Drogave dhe e Krimit të Organziaur të mobilizoheshin menjëherë.

Me anë të një helikopteri forcat speciale zbritën në anijen e mallrave, teksa ajo ishte në lëvizje.

Megaoperacioni në brigjet irlandeze/ Kapet 136 milionë paund

Në bord u gjetën më shumë se 2,250 kilogramë kokainë, e cila mendohet se kap vlerën e rreth 136 milionë paundëve.

Ministrja e Drejtësisë së Irlandës, Helen McEntee tha se droga ishte destinuar për tregjet irlandeze dhe evropiane.

McEntee deklaroi se ky operacion është “një goditje për bandat e krimit të organizuar të përfshira në shpërndarjen e drogës në nivel ndërkombëtar”.

Megaoperacioni në brigjet irlandeze/ Kapet 136 milionë paund

Nga ana tjetër, Justin Kelly, nga Njësia e Krimit të Organizuar dhe të Rënda, u shpreh se anija me drogë po operohej nga “grupe transnacionale që operojnë në të gjithë botën”.

Ky operacion u zhvillua vetëm 24 orë, pasi një peshkarekë që po monitorohej me dyshimin se mbante drogë, u rrëzua në brigjet e Wexford të dielën mbrëma.

Peshkarexha ka mbetur e bllokuar në rërë në një bregdet me kushte të këqija që pengojnë autoritetet të hipin dhe ta kontrollojnë atë./ CNA

Megaoperacioni në brigjet irlandeze/ Kapet 136 milionë paund

Lajmet e fundit nga