LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nën akuza për pastrim parash dhe lidhje me rusët/ Arrestohet ish-zyrtari i FBI-së që ka viztuar Shqipërinë

23 Janar 2023, 20:44, Kosova & Bota CNA

Nën akuza për pastrim parash dhe lidhje me rusët/ Arrestohet

Charles McGonigal, ish-zyrtar i FBI-së, ka rënë në pranga. 55 vjeçari u arrestua të shtunën pasi mbërriti në aeroportin John F. Kennedy, në Nju Jork.

Prokurorët federalë thonë se ndaj ish-shefit të kundërzbulimit në FBI bien disa akuza. Konkretisht asi akuzohet se ka pastruar para, ka shkelur sanksionet kundër Rusisë ndërsa punonte me një oligark rus dhe ka marrë qindra mijëra dollarë nga një shtetas i huaj dhe ish-zyrtar i inteligjencës së huaj gjatë kohës që ishte në FBI.

Pretendon se McGonigal ka marrë 225,000 dollarë para në dorë nga një individ me interesa biznesi në Evropë, i cili kishte qenë punonjës i një shërbimin e huaj të inteligjencës, raporton "NBC News".

Nga gushti i vitit 2017 deri në sa doli në pension në shtator të 2018-ës, dyshohet se McGonigal se fshehu marrëdhënien e tij me këtë ish-oficer të sigurisë së huaj nga FBI. Ai akuzohet se ka kërkuar dhe marrë para nga individi dhe ka udhëtuar jashtë vendit me këtë person.

Gjithashtu, prokurorët federalë në Nju Jork pretendojnë se pas tërheqjes së tij në 2018 nga FBI, McGonigal punoi me oligarkun rus, Oleg Deripaska, bashkëpunëtorin e Deripaska Sergey Shestakov dhe një person të tretë për të hetuar një oligark rival rus në këmbim të pagesave nga Deripaska.

Sipas prokurorëve, McGonigal, Shestakov dhe personi i tretë u përpoqën të fshehin përfshirjen e Deripaskës përmes kompanive guaskë, nënshkrimeve të falsifikuara dhe mjeteve të tjera.

Kujtojmë se Charles McGonigal ka vizituar më parë Shqipërinë dhe është akuzuar për lidhje miqësie me kryteministrin Edi Rama.

Vetë kreu i qeverisë ka pranuar se e ka pasur mik ish-zyrtarin e FBI-së dhe është distancuar nga veprimet e këtij të fundit, duke u shprehur se respekton drejtësinë./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga