
Zbulohet magazina ‘fantazmë’/ Sekuestrohen 150 mijë euro mallra
Një magazinë me mallra të kontrabanduara në sasi të mëdha,...
Shtëpia e Bardhë përshëndeti kthimin e pesë amerikanëve me origjinë iraniane që mbaheshin të burgosur nga qeveria e Iranit dhe që u liruan në bazë të një marrëveshjeje për zhbllokimin e 6 miliardë dollarëve të ngrira të Iranit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, Teherani megjithatë është treguar mospërfillës për mënyrat se si do t’i përdorë këto fonde dhe kritikët thonë se marrëveshja ishte një pagesë për të marrë pengje nga një regjim gjithnjë e më autoritar.
Me përqafime, lotë, duartrokitje dhe brohoritje u pritën në atdhe amerikanët që mbaheshin në Iran. Ata u bashkuan me familjarët e tyre në bazën ushtarake Fort Belvoir, në Virxhinia, dhe thërritën “Liri!”, duke përshëndetur kështu rezultatin e një marrëveshjeje në kuadrin e së cilës Presidenti Biden ra dakort për zhbllokimin e 6 miliardë dollarëve të ngrira nga fondet e qeverisë së Iranit.
Presidenti Biden bëri një deklaratë ku thuhet se “pesë amerikanë të pafajshëm që ishin burgosur në Iran janë më në fund në atdhe”.
Presidenti thotë se ata janë të pafajshëm dhe se akuzat ndaj tyre për spiunazh ishin të sajuara.
Lajmi i mirë u mirëprit edhe më gjerë në administratën amerikane.
“Sot, liria e tyre, liria e këtyre amerikanëve, të mbajtur në mënyrë të padrejtë në Iran për kaq kohë, do të thotë se bashkëshortët dhe bashkëshortet, prindër dhe fëmijë, gjyshërit, mund të përqafojnë sërish njëri-tjetrin, mund ta shohin sërish njëri-tjetrin dhe mund të jenë sërish së bashku”, tha Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.
Ata mbërritën të hënën në Doha të Katarit në këmbim të zhbllokimit nga Shtetet e Bashkuara të 6 miliardë dollarëve të ngrira nga fitimet e tregtisë së naftës së Iranit, në bankat e Koresë së Jugut.
Kritikët e Teheranit thonë se regjimi mund t’i përdorë këto fonde për të vazhduar represionin dhe për të avancuar ambiciet e tij bërthamore. Këtë javë, protestuesit në mbarë botën u mblodhën për njëvjetorin e vdekjes së Mahsa Aminit, një vajzë kurdo-iraniane, që humbi jetën ndërsa mbahej nën arrest nga policia për shkelje të kodit iranian për mbulimin e kokës së grave dhe vajzave.
Shtëpia e Bardhë theksoi se zhbllokimi i fondeve u shoqërua me kushte të rrepta.
“Këto fonde do të kenë tashmë kufizime edhe më të forta nga ç’kishin në Kore. Nëse Irani përpiqet të devijojë fondet, ne do të veprojmë dhe do t’i ngrijmë sërish. Gjithashtu dua ta bëj të qartë se kjo nuk është në asnjë mënyrë një pagesë. Nuk është pagesë për pengje. Këto nuk janë para të taksapaguesve amerikanë. Dhe nuk kemi hequr asnjë nga sanksionet tona ndaj Iranit”, tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Por presidenti i Iranit thotë se qeveria e tij do t’i shpenzojë fondet aty “ku do t’i nevojitet”.
Analistët thonë se kjo marrëveshje është shumë më tepër se thjesht një lirim të burgosurish dhe zhbllokim fondesh të ngrira. Të gjitha këto po ndodhin ndërsa Presidenti Biden dhe udhëheqësit botërorë, ndër ta edhe Presidenti iranian Ebrahim Raisi, janë së bashku në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./ VOA
Një magazinë me mallra të kontrabanduara në sasi të mëdha,...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cilësoi si ...
Vazhdon misteri për trupat e "alienëve", ose të dy qenieve...
Ukraina “shpejt” do të pranojë nga Shtetet e Bashkuara tan...
Ministria e Arsimit në Kosovë ka reaguar pas rrahjes b...
Një fëmijë 3-vjeçar është dhunuar barabarisht në një çerdh...
Dhjetë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimet se ka...
Ovidio Guzman Lopez, djali i ish-udhëheqësit të kartelit S...
Ministrat e jashtëm të BE-së i kanë drejtuar thirrje Kosov...
Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi të hënën ato ...
Autoritetet finlandeze kanë thënë se vendi nuk do të l...
Për herë të parë Qendra e Raportimit dhe Informimit të Ant...
Në Nju Jork zhvillohet Samiti i OKB-së për Zhvillimin e Që...
Presidenti Joe Biden thotë se ai "është i përqendruar në g...
Një person ka vdekur dhe 67 të tjerë janë infektuar me kor...
Avionët e njohur ndërkombëtarisht Gripen kanë aftësi që Uk...
Pandat gjigante që jetojnë në robëri mund të vuajnë nga “j...
Qeveria italiane e krahut të djathtë e ka miratuar të hënë...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje m...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka argëtuar udhëheqës...
64 nga 216 paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Berat ju komu...
“Stop” udhëtoi drejt Niklës pas shqetësimit për shkollën 9...
Në redaksinë e “Stop” ka mbërritur denoncimi i një zonjë q...
Në një ambient në qendër të Bllokut është një lokal, në të...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar bandën e drogës dhe...
Nga dy biznese sekuestrohen 228 ora të markave të ndry...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shko...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim t...
Për ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushte...
Në Shqipëri, industria fason e tekstileve dhe këpucëve, që...
Presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë 76 milionë vde...
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta n...
Prokuroria në Britaninë e Madhe do të ngrejë aktakuzë ndaj...
Stuhia Daniel në Libi ka shkaktuar mijëra viktima, ndërsa ...
Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, ësh...
Përfaqësues të rajonit të Nagorno-Karabakut dhe qeverisë s...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Zbulohet një foto e rrallë e vitit 1991 ku lideri i Lëvizj...
Botuesi dhe themeluesi i gazetës “Nacional”, Mujë Buçpapaj...
Bota është në prag të një krize për vajin e ullirit. Eksp...
Reduktimi i popullsisë po shkakton rënien e importeve në d...
Një i punësuar me pagë në Shqipëri mesatarisht punoi 4...
Sot, më 21 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98...