
Elefsina 2023/ Mistere nga antikiteti dhe industria
Elefsina, një nga tri kryeqytetet europiane të kulturë...
Në poemën e tij me titull “Nachtgedanken” (“Mendimet e natës”), shkruar në vitin 1844, shkrimtari hebreo-gjerman, Hajrih Hajne, bën thirrje për unitet dhe modernitet në atdheun e tij të fragmentuar e të sunduar nga feudalët.
“Nëse mendoj për Gjermaninë natën, gjumi merr arratinë”, shkroi ai në dy rreshtat e parë të një prej poezive më të njohura në këtë vend. Edhe unë ndihem njëlloj sot për Gjermaninë. Në fillim si student i gjuhës gjermane dhe më pas si korrespondent i ri i huaj, kam kaluar disa nga vitet e mia të formimit profesional në Gjermaninë e atëhershme Perëndimore.
Për herë të parë në jetën time jetova, dashurova dhe ëndërrova në një gjuhë të huaj. Ajo ishte vija e parë e frontit në Luftën e Ftohtë, dhe më kujtohet ende se si ndryshonin erërat e duhanit, ushqimit dhe gazit të makinave teksa kaloje Murin e Berlinit. Ndarja e Gjermanisë ilustron kontrollin e pasluftës të Perandorisë Sovjetike në Europë, ashtu si ribashkimi gjerman mishëroi fundin e tij.
Megjithatë, Gjermania të tmerron po aq sa edhe të kënaq. Unë isha i hutuar nga “Gorbymania”, simpatia që kishin gjermano-perëndimorët me udhëheqësin e fundit sovjetik Mikail Gorbaçov. Dhe isha i indinjuar nga ajo që pasoi. Gjermania e sapobashkuar u afrua shumë me Rusinë duke i shpërfillur në përgjithësi vendet e tjetra të Europës Lindore.
Në vend se t’i jepnin prioritet sigurisë dhe mirëqenies së vendeve si Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia - të cilat u masakruan nga aleanca e vitit 1939 midis liderit nazist Adolf Hitler dhe diktatorit sovjetik Josif Stalin - politikanët gjermanë të të gjithë krahëve ndoqën një politikë lakmitare dhe të papërgjegjshme.
Gjermania e zvarriti pranimin e demokracive të reja lindore në Bashkimin Europian dhe sidomos në NATO. Ndërkohë, ajo firmosi marrëveshje dypalëshe shumë fitimprurëse me Moskën, veçanërisht 2 gazsjellësit “Nord Stream” përgjatë Detit Baltik.
Përpjekjet për ta kundërshtuar këtë gjë dështuan. Sa herë jam përpjekur me shkrimet e mia të jepja leksione duke i paralajmëruar gjermanët për rrezikun që paraqiste imperializmi rus i porsalindur dhe më pas i ringjallur plotësisht, ata qeshnin me mua.
Më kujtohet ende reagimi ironik i kancelarisë gjermane rreth vitit 2010, kur unë u përpoqa t'i paralajmëroja bashkëbiseduesit e mi mbi rrezikun e taktikave të luftës hibride ruse - koktejin toksik të dezinformimit, shantazhi ekonomik, subversionit, spiunazhit dhe kërcënimeve të hapura të forcës që Rusia përdorte kundër fqinjëve të saj.
“Vërtetë e keni seriozisht kur pretendoni se Rusia do t’i kryente këto operacione kundër Republikës Federale të Gjermanisë?”, më pyetën me mosbesim miqtë e mi gjermanë. “Po”- u përgjigja. Vetëkënaqësia e Berlinit u dha mundësi spiunëve, mashtruesve dhe banditëve rusë që të vjedhin sekretet shtetërore, të vrasin kritikët e Kremlinit dhe të ndërtojnë bastione të ndikimit rus në Gjermani.
Prandaj lajmi se një oficer i Bundesnachrichtendienst - shërbimi i inteligjencës së jashtme gjermane - u arrestua javën e kaluar me akuzën e spiunazhit për llogari të Rusisë nuk duhet të cilësohet si i befasishëm. “Në rast se doni që Kremlini ta marrë seriozisht diçka, atëherë jepuni gjermanëve dhe u thoni se është një sekret”, - më tha gjithë nerva një oficer i shërbimit sekret nga një vend i NATO-s në vitet 1980.
Sido që të jetë, depërtimi rus (dhe tani ai kinez) në shërbimet gjermane të sigurisë është thelluar shumë që nga ajo kohë. Komplekset e shumta historike, gjeografike dhe gjeopolitike nga të cilat vuan Gjermania janë të lidhura midis tyre. Alergjikë ndaj nacionalizmit për shkak të abuzimit me të nga regjimi nazist i Adolf Hitlerit, gjermanët u zmbrapsën nga roli që luajti ndjenja patriotike në kryengritjet e viteve 1988-1991 që sollën rrëzimin e komunizmit. Europiano-lindorët “nacionalistë” mërmëritën gjermanët në shenjë mosmiratimi (edhe pse nacionalizmi rus, një forcë shumë më e madhe dhe më toksike, u injorua prej tyre). Merita për fundin e Luftës së Ftohtë, i thanë vetes gjermanët, ishte në fakt e Ostpolitikës së tyre - ose “politikës lindore” - të viteve 1970 dhe 1980, e cila u fokusua në afrimin dhe ndërtimin e besimit me bllokun sovjetik.
Për më tepër, Bashkimi Sovjetik dha shenjën e bashkimit gjerman duke e tërhequr ushtrinë e tij nga ish-Gjermania Lindore. Përgjigjja ishte mirënjohja dhe jo skepticizmi. Shpenzimet ushtarake dolën nga moda, duke u përgjysmuar në thuajse 1 për qind të PBB-së deri në vitin 2005.
Politika gjermane mendonte se problemet duhet të zgjidhen me dialog dhe jo me konfrontime anakronike. Se mënyra e duhur për të shmangur konfliktin ishte nxitja e tregtisë dhe investimeve. Se Rusia nuk do të sulmonte kurrë klientët e saj. Dhe ne po e shohim tani se si funksionoi ajo qasje.
Gjermania po përpiqet tani që të shkëputet nga furnizimet energjetike ruse, dhe po shqetësohet gjithnjë e më shumë për varësinë e saj nga Kina. Gjatë gjithë këtyre viteve, një klimë e përhapur antiamerikanizmi në Gjermani, e ushqeu ekuivalencën morale dhe çfarëdolloj lidhjeje.
Është e vërtetë, regjimi i Putinit ka të metat e tij. Por çfarë ndodh me Shtetet e Bashkuara, me luftërat e dështuara në Irak dhe Afganistan, aparatin e tij të fuqishëm të sigurisë (shumë gjermanë e konsiderojnë si një hero Eduard Snouden, kontraktorin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, që zbuloi informacione të klasifikuara dhe kërkoi azil në Rusi) dhe figura alarmante si presidentët Xhorxh W.Bush dhe Donald Trump?
Gjermanët ndihen në faj për krimet e epokës naziste të vendit të tyre, por janë më pak të vetëdijshëm se Lufta e Dytë Botërore solli shumë më tepër vdekje dhe shkatërrim në Ukrainë sesa në territoret që përbëjnë tani federatën ruse. Padija e tyre ndaj historisë i pengon ata të vënë në zbatim mësimet e së kaluarës ndaj krimeve dhe rreziqeve të tjera.
Vuajtjet e dikurshme të Rusisë për shkak të Gjermanisë naziste e mbrojnë atë nga censura. Padukshmëria e Ukrainës në kujtesën historike gjermane, përjashton zemërimin ndaj fatit të saj. Por iluzionet u zhdukën. Pak para sulmit të Rusisë në Ukrainë në shkurt, qeveria e kancelarit gjerman Olaf Sholc u tall për ofrimin e vetëm 5.000 helmetave si “ndihmë ushtarake” për Ukrainën e rrethuar. Ditë më vonë, Sholc njoftoi Zeitenwende - një “ndryshim epokal” - me rritje prej 100 miliardë eurosh në buxhetin e mbrojtjes së vendit të tij.
Mbështetja retorike për Ukrainën shtrihej në të gjithë spektrin politik. Kundërshtuan vetëm e majta dhe e djathta radikale. Shoqëria civile gjermane u angazhua të priste qindra mijëra refugjatë ukrainas. Sipas standardeve të kaluara, ndryshimi ishte vërtet befasues. Por fjalët dhe veprat nuk i përmbushin premtimet.
Tashmë, Gjermania po bën hapa pas në raport me angazhimet e saj për të rritur me shpejtësi shpenzimet e mbrojtjes në 2 për qind të PBB-së, një objektiv që tani do të arrihet vetëm në vitin 2025. Zyrtarët thonë se sistemi i prokurimit nuk është në gjendje të thithë më shumë para në mënyrë efikase.
Ç’është më e keqja, Sholc dëshiron publikisht një kthim në “rendin e paqes së paraluftës” së Europës, duke sugjeruar se nuk ka mësuar ende mësimet e vitit 2022. Dekadat e kaluara nuk ishin një oaz sigurie, por një kohë e rrezikshme, në të cilën ekonomia më e rëndësishme e Europës i shpërfilli kërcënimet e mundshme nga Rusia dhe Kina.
Deficiti i besimit midis Gjermanisë dhe shumë prej partnerëve të saj europianë mbetet i madh. Në një konferencë në Berlin, ministri letonez i Mbrojtjes, Artis Pabriks, i përmblodhi me ketë pyetje shqetësimet e aleatëve: “Ne jemi të gatshëm të vdesim për lirinë. Po ju gjermanët?” Gjermanët mund ta shijojnë gjumin e tyre. Por vendi i tyre po i lë ende pa gjumë të tjerët.
Shënim: Edward Lucas, anëtar i Qendrës për Analizën e Politikave Europiane (CEPA), dhe ish-kandidat për deputet në parlamentin britanik nga radhët e Liberal Demokratëve./
Elefsina, një nga tri kryeqytetet europiane të kulturë...
Dhimbja e qafës mund të ketë shumë shkaqe:stresi, qëndrimi...
Kohët e fundit shkencëtarët kanë arritur të ringjallin dis...
Red Bull është një tjetër markë e madhe që përdori tek...
Gazetarët e kanë përshkruar pushtimin e Ukrainës si “lufta...
Menjëherë pasi reperi 59-vjeçar amerikan Coolio ndërro...
Ata janë ndonjëherë protagonistë të lajmeve të kronikës së...
Mund të dukesh si një luftëtar, i përgatitur për betej...
Ndoshta të gjithë mund të biem dakord se është mirë dhe e ...
Përkufizimi i kohës është një çështje shumë e kontestuar. ...
Panetonia është ëmbëlsira e preferuar e të gjithëve pë...
1.Oleksandra Matvichuk - Juriste / Aktiviste, Ukrainë 39-...
Ishte një vit që e vuri botën në provë. Nga pushtimi i Ukr...
Për të gjashtin vit radhazi, "Forbes" publikoi klasifikimi...
1.Protesta kundër migracionit të paligjshëm, Iquique, K...
Viti 2022 ishte kaotik, dhe duket se 2023-shi do të ndjekë...
Gati 21 vjet më parë, presidenti amerikan Xhorxh W.Bush pa...
Dihet tashmë se disa dhjetëra kilometra nën sipërfaqen e T...
Qeveria britanike mbështeti përpjekjen për të vrarë Os...
Teksa po i afrohemi fundit të vitit, është koha për të bër...
“Stop” hedh dritë mbi një ngjarje makabre në Durrës, me vi...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë një rast shumë të rë...
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë të fortë, ...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Vangjush Dako, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit është v...
SPAK ka lëshuar disa urdhër-arreste për ish-zyrtarë të bas...
Policia e Shtetit ka arrestuar një 37-vjeçar në Tiranë...
Zbardhen dhe dokumentohen 7 vjedhje të ndryshme të kryera ...
Një studim i INSTAT zbulon se pjesa më e madhe e lumenjve ...
Teologu Miron Çako ka zbuluar se ka sekte apo persona feta...
Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët ...
Dita Botërore e Mjedisit e njohur edhe si Dita ndërkombëta...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili sap...
Finlanda do të dëbojë nëntë diplomatë rusë nga Ambasada ru...
Rusia po kopjon taktikat e Iranit në përpjekjen për të shm...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perën...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Sot, më 6 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 l...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet në ...
Edhe pas emërimit të Mehmet Simsek si ministër Financash, ...
UBS ka bërë me dije se pritet që me 12 qershor të marrë Cr...