LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Publikohet dokumenti/ Ushtria serbe i ka dhënë granata grupit që sulmoi Policinë e Kosovës

27 Shtator 2023, 15:45, Kosova & Bota CNA
Publikohet dokumenti/ Ushtria serbe i ka dhënë granata grupit që
Xhelal Zveçla

Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka publikuar një tjetër dokument, ku sipas tij, faktohet lidhja zyrtare mes Serbisë dhe grupit terrorist serb që sulmoi Policinë e Kosovës, ngjarje në të cilën u vra efektivi Afrim Bunjaku. 

Sveçla ka publikuar një dokument ku sipas tij vërtetohet se ushtria e Serbisë i ka dhënë granata grupit terrorist.

 

"Shtohen një pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe përgatitjen e aksionit kundër rendit kushtetues me qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës.
Ky dokument është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit. Atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi tash po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht", shprehet Zveçla në një postim në rrjetet sociale.

Publikohet dokumenti/ Ushtria serbe i ka dhënë granata grupit që

Publikohet dokumenti/ Ushtria serbe i ka dhënë granata grupit që

Publikohet dokumenti/ Ushtria serbe i ka dhënë granata grupit që

 

Lajmet e fundit nga