
Kontrata dhe faktet/ Media e Carlo Bollino-s mori dhjetëra mijëra euro nga inceneratorët
Pagesat e kompanisë së inceneratorëve që tashmë akuzoh...
Pagesat e kompanisë së inceneratorëve që tashmë akuzoh...
Rusia po kopjon taktikat e Iranit në përpjekjen për të shmangur sanksionet perëndimore, thotë një studim i Institutit Mbretëror të i Mbrojtjes dhe Sigurisë. Ekspertët e këtij instituti britanik të politikave thonë se Rusia po përpiqet të gjejë mënyra për të zbutur pasojat e sanksioneve perëndimore.
Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë që nga fillimi i sulmit të saj në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës vitin e kaluar. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi të dielën se Rusia po i anashkalon sanksionet.
“Për fat të keq, shteti terrorist arrin të sigurojë teknologjitë e botës përmes një rrjeti furnizuesish dhe është në gjendje të anashkalojë sanksionet ndërkombëtare”, tha ai.
Rusia po mëson të përshtatet me realitetin e sanksioneve, thotë Tom Keatinge, autor i raportit të Institutit Mbretëror të Mbrojtjes dhe Sigurisë, një organizatë jo-fitimprurëse britanike që merret me studimin e politikave.
“Gjëja e parë më e rëndësishme është gjetja e llojit të komponentëve elektronikë që u nevojiten për të mbështetur ushtrinë e tyre. Gjëja e dytë është padyshim gjetja e tregjeve të reja për hidrokarburet dhe eksportet e tyre të naftës, burimi kryesor i të ardhurave për vendin”, thotë ai.
Rusia thotë se ekonomia e saj u tkurr me 2.1% në vitin 2022, më pak se sa pritej nga analistët perëndimorë. Ndërkohë, importet e naftës bruto ruse nga Kina dhe India shënuan rritjen më të madhe në maj.
Kjo ndodhi pjesërisht për shkak se sanksionet janë të detyrueshme vetëm për qeveritë perëndimore dhe kompanitë që bëjnë tregti me Rusinë.
“Dhe për këtë arsye, një bankë në Indi mund të ketë lidhje financiare me një bankë ruse”, thotë zoti Keatinge.
Megjithatë, për pjesën më të madhe të transaksioneve të tregtisë globale përdoret dollari amerikan. Pra, si i ka anashkaluar Rusia përpjekjet perëndimore për të paralizuar ekonominë e saj?
Zoti Keatinge thotë se Kremlini gjithnjë e më shumë po përdor Iranin si një model të shmangies së sanksioneve. Teherani është përballur me lloje të ndryshme sanksionesh perëndimore për programet e tij bërthamore dhe mbështetjen për grupet terroriste, që Irani i ka mohuar.
“Irani, ekonomia e të cilit mbështetet kryesisht tek eksportimi i naftës, ka mësuar shumë taktika për të shmangur sanksionet gjatë viteve të fundit, që ne tani po shohim se Rusia ka filluar t’i përdorë. Për shembull, flotat e fshehta të anijeve cisternë, kalimi i naftës nga një anije tek tjetra në mes të natës, duke i fikur pajisjet që tregojnë vendndodhjen e tyre. Rusia gjithashtu po përdor kompani nga Turqia apo Emiratet e Bashkuara Arabe, në përpjekje për të fshehur origjinën e tregtisë”, thotë zoti Keatinge.
Dy vendet kanë filluar gjithashtu të lidhin sistemet e tyre financiare për të lehtësuar transaksionet jashtë sistemit global të pagesave SWIFT. Muajin e kaluar, banka e dytë më e madhe ruse, “VTB”, hapi një zyrë në Teheran.
Si mund të parandalojnë aleatët e Ukrainës shmangien e sanksioneve nga Rusia? Sektori privat është vija e parë e frontit në këtë betejë thotë zoti Keatinge.
“Sektori privat është detyruar të nxitojë për të arritur në një pikë, ku mund të dijë se cilët janë klientët e tij, megjithëse ai e di se kujt po ia eksporton produktet, çfarë lejohet dhe çfarë nuk lejohet. Megjithatë, ende ka boshllëqe të mëdha në sistem”, thotë ai.
Studimi kërkon që Perëndimi të ndihmojë sektorin privat në zbulimin e tregtive të paligjshme.
Ai paralajmëron se Moska do të përpiqet gjithnjë e më shumë të përdorë taktikat e Iranit për të shmangur sanksionet./ VOA
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perën...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, t...
Pas sulmit në digën e rajonit Kherson në Ukrainë, kanë nis...
Sekretarja britanike Suella Braverman ka paralajmëruar për...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka th...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se sulmi...
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perendimor, G...
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi...
Franca, Suedia, Italia, Finlanda dhe tani Spanja. Shka...
Qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhje...
Ndalimet zbatohen për importin e drithërave të Ukrainës pë...
Komanda Operative Jugore e Ukrainës ka raportuar të martën...
Suedia e ka regjistruar seksin si sport, duke u bërë vendi...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë sanksionuar shtatë ...
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, beson se ven...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha të hënën ...
Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, më 5 qers...
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur më 5 qe...
Një sondazh është bërë në Gjermani për mbështetjen e s...
Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak, tha të hënën se...
Pagesat e kompanisë së inceneratorëve që tashmë akuzoh...
Emisioni Stop në Tv Klan ka publikuar disa herë rastin e H...
Sotir Miçi është një qytetar 66-vjeçar, i cili tregon se n...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës emërimet nepotike ...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Policia e Durrësit ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e ...
Detaje të reja dhe pista të tjera po hetohen në lidhje...
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 23-vjeçarin me ini...
Martin Bardhi ndërroi jetë ditën e djeshme pasi u qëllua m...
Shenja të ndryshme të horoskopit kanë dhe karakteristika t...
Të gjithë ne në një moment të jetës sonë përballemi me koh...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e ku...
Ditën e martë dhe ditën e mërkurë moti parashikohet të...
Pasi të vërtetohen të gjitha rrethanat dhe faktet e asaj q...
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka publ...
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ekziston ...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka zbar...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Pensionistët e vuajnë rritjen e çmimeve më shumë sesa ...
Sot, më 27 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 26 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Energjia për javën e fundit të shtatorit dhe datën 1 tetor...