LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shtëna me armë në Jerusalem/ 8 persona të plagosur, vritet 24-vjeçarja

30 Nëntor 2023, 07:58, Kosova & Bota CNA
Të shtëna me armë në Jerusalem/ 8 persona të plagosur,
Foto ilustruese

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Jerusalem, ku kanë mbetur të plagosur 8 persona, ndërsa mësohet se një 24-vjeçare ka ndërruar jetë nga sulmi.

Sipas Shërbimit kombëtar të emergjencës së Izraelit, MDA, sulmi ka ndodhur në një stacion autobusi në Jerusalem.

Pesë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, ndërsa tre të tjerë kanë marrë plagë të lehta.

Ministri i Jashtëm izraelit tha se dy sulmuesit e armatosur rëndë u neutralizuan. Sipas mediave të huaja ende nuk është bërë identifikimi i tyre./ CNA

Lajmet e fundit nga