
Reuters: Palët pranë arritjes së një marrëveshjeje bazë për tavanin e borxhit në SHBA
Presidenti Joe Biden dhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesv...
UASHINGTON – Themeluesi i grupit ekstremist Oath Keepers u dënua të enjten me 18 vite burg për orkestrimin e një komploti njëjavor që kulminoi me sulmin e ndjekësve të tij në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara, për të ndalur çertifikimin e fitores së Joe Biden-it në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Stewart Rhodes ishte personi i parë ndaj të cilit u ngritën akuza për sulmin e 6 janarit 2021, që dënohet për komplot për rebelim, dhe dënimi i tij është më i gjati deri më tani ndër qindra çështjet e ngritura ndaj pjesëmarrësve në trazirat në Kapitol.
Dënimi i tij është gjithashtu një tjetër arritje e rëndësishme për hetimin e zgjeruar të Departamentit të Drejtësisë për 6 janarin, që deri më tani ka sjellë dënime për komplot rebelimi ndaj udhëheqësve të dy grupeve ekstremiste të së djathtës së largët, të cilët autoritetet thonë se zbarkuan në Uashington të përgatitur për të luftuar që ta mbanin Presidentin Donald Trump në pushtet me çdo çmim.
Përpara se të shpallte vendimin, gjykatësi iu drejtua zotit Rhodes që po mbante një qëndrim sfidues, duke i thënë se ai përbën një rrezik të vazhdueshëm për Shtetet e Bashkuara, dhe duke shtuar se është e qartë që zoti Rhodes “dëshiron që demokracia në këtë vend të kalojë në dhunë”.
“Në momentin që lirohesh, kurdo qoftë kjo, do të jesh i gatshëm të marrësh sërish armët kundër qeverisë tënde”, tha Gjykatësi Amit Mehta.
Kjo ishte një ndër çështjet me më shumë ndikim të ngritura nga Departamenti i Drejtësisë, që është përpjekur të provojë se trazirat e ekstremistëve të djathtë, si grupi Oath Keepers, nuk ishin protesta të momentit, por ishin kulmimi i javëve të tëra të komplotimit për të përmbysur fitoren në zgjedhje të zotit Biden.
Prokurorët patën kërkuar 25 vite burg për zotin Rhodes, për të cilin thanë se ishte arkitekti i komplotit për ndërprerjen me forcë të transferimit të pushtetit presidencial, ku merrnin pjesë “forca të reagimit të shpejtë” të ndara në skuadra që ishin vendosur në një hotel në Virxhinia, dhe të cilat do të sillnin armë në Uashington në rast se kjo do të nevojitej. Armët nuk u dërguan ndonjëherë.
Në fjalën e tij përpara se gjykatësi të jepte vendimin, zoti Rhodes kritikoi prokurorët si të motivuar politikisht, dhe vuri në dukje se ai nuk hyri ndonjëherë në Kapitol dhe këmbënguli se nuk i tha asnjë personi tjetër që të hynte brenda.
“Jam një i burgosur politik dhe ashtu si Presidenti Trump, krimi im i vetëm është se kundërshtoj ata që po shkatërrojnë vendin tonë”, tha zoti Rhodes.
Për të parën herë ndër çështjet gjyqësore për 6 janarin, Gjykatësi Amit Mehta ra dakort me prokurorët për zbatimin e një dënimi të shtuar për akuzën “terrorizëm”, me argumentin se grupi Oath Keepers u përpoq të ndikonte qeverisjen nëpërmjet “frikësimit dhe shtrëngimit”. Në çështjet e mëparshme, gjykatësin patën rrëzuar kërkesat e Departamentit të Drejtësisë për dënime më të ashpra për terrorizëm, që mund të sillnin burgim më të gjatë – për Gjykatësi Mehta u shpreh se kjo është e përshtatshme për çështjen e zotit Rhodes.
Deri më tani, dënimi më i gjatë ndër çështjet për sulmin ndaj Kapitolit ishte me 14 vite burg për një person me një historik të gjatë penal, i cili pati sulmuar oficerët e policisë gjatë sulmit ndaj Kapitolit. Mbi 500 persona janë dënuar tashmë dhe mbi gjysma kanë marrë dënime me burg, ndërsa pjesa tjetër janë dënuar me arrest shtëpie ose dënime me kusht./ VOA
Presidenti Joe Biden dhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesv...
Irani ka lëshuar me sukses një raketë balistike me rreze d...
Presidenti Joe Biden emëroi për detyrën e Shefit te Shefav...
Kryetari i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar ...
Kreu i grupit privat ushtarak rus Wagner, Yevgeny Prigozhi...
Është bërë publike përbërja e qeverisë së përkohshme nën k...
Guvernatori republikan i Floridës Ron DeSantis ka hyrë tas...
37 persona janë arrestuar në një aksion të Europol gjatë g...
Etja e shtetit gjerman për forca mjekësore duket se po bëh...
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi,...
Një vit pas vrasjes së 19 nxënësve dhe dy mësuesve në Uval...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se ka zhv...
Sot, komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqin...
Së bashku, 27 shtetet anëtare të BE-së menaxhojnë zonën më...
Studimi falas edhe për studentët e huaj ka bërë që Gjerman...
Norvegjia do të mbështesë programet e trajnimit për pi...
Japonia mbajti një ceremoni të mërkurën prej ku dhuroi rre...
Shtetet e Bashkuara nuk do të pranojnë vendosjen e parakus...
Ndërsa Turqia përgatitet për balotazhin presidencial t...
Në sajë të në të një hetimi ndaj aktivistëve të klimës, po...
“Stop” hedh dritë mbi një ngjarje makabre në Durrës, me vi...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë një rast shumë të rë...
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë të fortë, ...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Vangjush Dako, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit është v...
SPAK ka lëshuar disa urdhër-arreste për ish-zyrtarë të bas...
Policia e Shtetit ka arrestuar një 37-vjeçar në Tiranë...
Zbardhen dhe dokumentohen 7 vjedhje të ndryshme të kryera ...
Një studim i INSTAT zbulon se pjesa më e madhe e lumenjve ...
Teologu Miron Çako ka zbuluar se ka sekte apo persona feta...
Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët ...
Dita Botërore e Mjedisit e njohur edhe si Dita ndërkombëta...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili sap...
Finlanda do të dëbojë nëntë diplomatë rusë nga Ambasada ru...
Rusia po kopjon taktikat e Iranit në përpjekjen për të shm...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perën...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Sot, më 6 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 l...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet në ...
Edhe pas emërimit të Mehmet Simsek si ministër Financash, ...
UBS ka bërë me dije se pritet që me 12 qershor të marrë Cr...