LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ushtria e Kievit konfirmon/ Wagner kthehet në lindje të vendit

27 Shtator 2023, 16:30, Kosova & Bota CNA

Ushtria e Kievit konfirmon/ Wagner kthehet në lindje të vendit

Kreu i shërbimit për shtyp të Grupit Lindor të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Ilya Yevlash konfirmoi në një koment për RBC-Ukrainë se luftëtarët e milicisë Wagner u kthyen në lindje të vendit të pushtuar nga Rusia.

“Në territorin e Grupit të Forcave Lindore ka luftëtarë të milicisë Wagner. Formacionit të rreth 8 mijë mercenarëve që ndodheshin në kampet në Bjellorusi dhe që tani po negociojnë kontrata me Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë”, pas kryengritjes së dështuar të Yevgeny Prigozhin më 24 qershor, raporton ANSA.

Në deklaratën e tij, ai theksoi se mercenarët e grupit Wagner tani nuk përfaqësojnë një pikë kthese për rusët në luftime.

 "Ata nuk do të përbëjnë një kërcënim të rëndësishëm, si më parë, pasi udhëheqësi i tyre, Prigozhin, nuk është më atje. Këta njerëz janë me të vërtetë ndër ushtarët më të stërvitur në ushtrinë ruse, por nuk do të bëhen një kërcënim i rëndësishëm, një ndryshim i lojës”, përfundoi ai./ CNA

Lajmet e fundit nga