LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet magazina ‘fantazmë’/ Sekuestrohen 150 mijë euro mallra

19 Shtator 2023, 14:49, Kosova & Bota CNA

Zbulohet magazina ‘fantazmë’/ Sekuestrohen 150 mijë euro

Një magazinë me mallra të kontrabanduara në sasi të mëdha, me vlerë 150 000 euro, është zbuluar në Tiranë.

Falë operacionit policor të koduar "Best cargo"  u arrestua administratori dhe magazinieri i këtij subjekti. Gjithashtu në pranga ka përfunduar edhe një shtetas tjetër që tregtonte me pakicë këto mallra.

Personat e arrestuar janë shtetasit L. K., 31 vjeç, G. P., 41 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në një subjektin (magazinë) të paregjistruar në organet tatimore, me administrator 41-vjeçarin G. P. dhe magazinier 31-vjeçarin L. K., gjetën dhe sekuestruan mallra dhe produkte të ndryshme.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi E. D. furnizonte dyqanin e tij, me këto mallra, për t’i tregtuar ato me pakicë.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 305 pako, 145 koli dhe 13 thasë me mallra dhe produkte të ndryshme, me vlerë rreth 150 000 euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./ CNA

Lajmet e fundit nga