LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident masiv te rruga e Elbasanit/ Përplasen 4 makina, lëndohen 3 persona

25 Maj 2023, 19:38, Kronika CNA
Aksident masiv te rruga e Elbasanit/ Përplasen 4 makina, lëndohen 3
Foto nga aksidenti

Një aksident masiv ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 19:05, në Tiranë.

Mësohet se 4 automjete janë përplasur në Rrugën e Elbasanit, përballë një lokali.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre persona, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet e këtij aksidenti masiv.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendndgjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga