LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Amant Josifi, lidhje të forta në të gjitha rangjet”/ Gazetari: Bashëpunëtori i tij zbërtheu skemën e mashtrimit

14 Shtator 2023, 18:29, Kronika CNA
“Amant Josifi, lidhje të forta në të gjitha rangjet”/
Ish-këshilltari i ish-ministres së jashtme, Olta Xhaçka, Amant Josifi

Ish-këshilltari i ish-ministres së jashtme, Olta Xhaçka, Amant Josifi, është arrestuar në Dubai për mashtrime me Call Centeer, për llogari të autoriteteve spanjolle.

Për arrestimin e Josifit ka folur pasditen e sotme gazetari Elkier Bushkolaj.

Ai deklaroi në një dalje televizive se ish-këshiltari i Xhaçkës mundi t’i shpëtojë prangave në nëntor të vitit të kaluar për shkak të lidhjeve të forta që kishte në të gjitha rangjet.

Sipas tij, njëri nga 4 bashkëpunëtorët e Josifit, të arrestuar nga policia, ka zbërthyer pothuajse të gjithë skemën e mashtrimit të rreth 200 mijë qytetarëve.

“Ai ka qenë këshilltar në ministrinë e mbrojtjes  në periudhën 2017-2020 që përkon me kohën kur Olta Xhaçka ishte ministre mbrojtjeje. Përgjatë kësaj periudhe, në Spanjë, në vitin 2018 ka nisur një hetim i iniciuar pas hetimeve të qytetarëve Spanjollë të cilët ishin mashtruar nga kompani, të cilat i nxisin të investojnë në bursa.

Bëhet fjalë për një grup kompanish të lidhura me ‘Forex’, kompani të call center-ave  të cilën qendrën e kishin në Kiev. Pjesë e kësaj mendohet të ketë qenë edhe zoti Josif. Kanë kryer mashtrime tek rreth 200 mijë qytetarë, kryesisht në Spanjë, Gjermani dhe vende të tjera të BE. Në nëntor të vitit të kaluar kanë kryer një operacion në Shqipëri.

Kanë ardhur pikërisht për arrestimin e Armant Josifit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Josifi mundi t’i shpëtonte arrestimit, mesa duket kjo për shkak të dekonspirimit dhe lidhjeve shumë të forta që ai kishte pothuajse në të gjitha rangjet, por 4 bashkëpunëtorë të tij ranë në pranga. Në dëshminë e tij njëri prej tyre e ka zbërthyer pothuajse të gjithë skemën sesi binin në grackën e mashtrimit qytetarë të ndryshëm nga vende të ndryshme të Bashkimit Europian, që përgjithësisht ishin moshat e treta, të cilët kanë humbur kursimet e gjithë jetës.

Gazeta spanjolle e përshkruan Josifin si një njeri me lidhje shumë të forta të cilat shkonin deri në rangjet më të larta të qeverisë. Përpos faktit që ai ishte këshilltar në ministrinë e mbrojtjes, ishte vetëm 26 vjeç dhe lidhej me çështje që lidheshin me NATO-n”, theksoi gazetari./ CNA

“Amant Josifi, lidhje të forta në të gjitha rangjet”/

“Amant Josifi, lidhje të forta në të gjitha rangjet”/

“Amant Josifi, lidhje të forta në të gjitha rangjet”/

“Amant Josifi, lidhje të forta në të gjitha rangjet”/

Lajmet e fundit nga