LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Asgjësohen 82 bimë kanabis/ Vihet në pranga një person

21 Shtator 2023, 09:44, Kronika CNA
Asgjësohen 82 bimë kanabis/ Vihet në pranga një person
Foto ilustruese

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar edhe në inteligjencën informative se një shtetas kishte kultivuar bimë kanabis në kufirin ndarës të fshatrave Vaqarr, Pezë dhe Baldushk, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Green hills".

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi P. L., banues në Bulticë. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, shtetasi P. L. është kapur në flagrancë duke ujitur bimët narkotike cannabis sativa.

82 bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies./ CNA

Lajmet e fundit nga