LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balla e njoftoi në parlament/ Shkatërrohet banda e drogës në Spanjë, "kokat" e grupit, shqiptarë

21 Shtator 2023, 12:47, Kronika CNA

Balla e njoftoi në parlament/ Shkatërrohet banda e drogës në

Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar bandën e drogës dhe kanë sekuestruar 65 milionë euro.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla e njoftoi këtë lajm pak minuta më parë në parlament.

Banda drejtohej nga shqiptarë dhe gjate aksionit jane arrestuar 27 persona.

Policia Kombëtare kreu disa kontrolle në disa qytete dhe sekuestroi 615,000 euro cash, si dhe ora dhe bizhuteri me vlerë mbi 400,000 euro , dy makina numërimi parash, pajisje kompjuterike, telefona celularë të koduar./ CNA

Lajmet e fundit nga