LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Droga shpërndahej me taksi/ Shkon në 90 numri i të arrestuarve në Tiranë nga operacioni "Tempulli", mes tyre gra

15 Shtator 2023, 10:39, Kronika CNA

Droga shpërndahej me taksi/ Shkon në 90 numri i të arrestuarve

90 persona të qarkut të Tiranës kanë rënë në prangat e policisë gjatë operacionit të koduar "Tempulli" që u zhvillua një ditë më parë në rang vendi. 

Raportohet se të arrestuarit janë pjesë e 7 grupeve që merreshin me shpërndarjen e kokainës, heroinës dhe kanabisit në kryeqytet. Mes të arrestuarve ka edhe 5 femra.

Nga hetimet ka rezultuar se drogat shpërndaheshin në kryeqytet me taksi për të mos u pikasur nga policia.

Për shkak të numrit të lartë të personave të arrestuar, është caktuar që 30 prej të prangosurve të dalin këtë të premte në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë.

 

Lajmet e fundit nga