LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E moshuara gjendet e pajetë e me shenja dhune në banesë/ Dyshohet se u godit me shkop druri nga bashkëshorti 82-vjeçar

17 Shtator 2023, 09:19, Kronika CNA

E moshuara gjendet e pajetë e me shenja dhune në banesë/ Dyshohet

Një e moshuar në Përmet është gjetur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:30, nga shërbyesja pa shenja jete.

Shtetasja me inicialet V. DH., e cila punon si shërbyese në banesën një çifti të të moshuarve përkatësisht 82-vjeçarit me inicialet L. P dhe 80-vjeçares me inicalet  A. P., ka gjetur në banesën ku shërben, të pa jetë dhe me shenja dhune 80-vjeçaren.

Dyshohet se e moshuara është goditur me sende të forta (shkop druri), nga bashkëshorti i saj banues 82-vjeçar, në fshatin Pëllumbarë.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin L.P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhunë në familje”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./ CNA

Lajmet e fundit nga