LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vritet shqiptari në Greqi për vendin e parkimit/ U qëllua me armë nga i moshuari

15 Shtator 2023, 14:21, Kronika CNA

Vritet shqiptari në Greqi për vendin e parkimit/ U qëllua me

Një 39-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën ditën e sotme në Greqi.

Ai u qëllua me armë zjarri nga një 68-vjeçar.

Sipas informacioneve të Agjencisë Athino-Maqedonase të Lajmeve, ngjarja ka ndodhur jashtë parkingut të jashtëm ku punonte viktima, në rrugën Praxitelous, pas një debati mes dy personave lidhur me funksionimin e parkingut.

Sulmuesi e qëlloi viktimën me pushkë gjahu të paktën dy herë, duke e goditur në fytyrë dhe në shpinë.

68-vjeçari pas vrasjes ka shkuar në shtëpinë e tij, në një pallat aty pranë, ku është arrestuar pak kohë më vonë.

Viktima është dërguar me plagë të rënda në spitalin e Janeio, por nuk mundi t'u rezistonte plagëve të marra.

Hetimet paraprake për rastin janë ndërmarrë nga Drejtoria e Sigurimit të Atikës./ CNA

Lajmet e fundit nga