LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fati i Ervis Martinajt, ende enigmë/ Lala: Aplikacioni “SKY” mund t’i japë një dritë të re hetimeve

9 Shtator 2023, 20:35, Kronika CNA
Fati i Ervis Martinajt, ende enigmë/ Lala: Aplikacioni “SKY”
“Mbreti” i lojërave të fatit, Ervis Martinaj

Çkodimi i aplikacionit “SKY” po bën të mundur zbërthimin e shumë grupeve kriminale dhe korrupsionit në Shqipëri.

Gazetarët kanë parlajmëruar se në biseda janë zbuluar ngjarje të shumta korruptive, që mund të dërgojnë në pranga zyrtarë e ish-zyrtarë.

Gazetarja Klodiana Lala beson se zbërthimi i bisedave në këtë aplikacion mund të hedhë dritë edhe në zhdukjen e “mbretit” të lojërave të fatit Ervis Martinajt.

“Në kuadër të operacionit “Metamorfoza” nuk u përmend Ervis Martinaj, që rezulton i zhdukur. Ardhja e të gjitha të dhënave nga ‘SKY’ mund të japë një dritë të re të hetimeve”, tha Lala në një intervistë me Nisida Tufën.

Kujtojmë se Ervis Martinaj është shpallur i zhdukur që prej gushtit të 2022-shit. Që prej asaj kohe ka mbetur enigmë fati i “mbretit” të lojërave të fatit, një nga personat më të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare./ CNA

Lajmet e fundit nga