LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kërkoj drejtësi dhe mbrojtje nga shteti”/ Reagon nëna e 19-vjeçarit që u ekzekutua në Shkodër

22 Shtator 2022, 21:02, Kronika CNA
“Kërkoj drejtësi dhe mbrojtje nga shteti”/ Reagon
Foto ilustruese

Nëna e 19-vjeçarit që u ekzekutua në Shkodër, Erjon Xhenje, Elvira Xhenje, ka kërkuar drejtësi dhe mbrojtje nga shteti për familjen e saj.

“Jam Elvira Xhenje, nëna e të ndjerit Erjon Xhenje, të riut që u vra në Shkodër me dt 18.09.2022. Vrasja e djalit tonë ka qenë një tronditje e madhe për familjen tone, por jo vetëm. Dhimbjen për djalin tim e kam parë në sytë e gjithë prindërve që në sytë e mi kanë parë veten e tyre, se si një fëmije të pafajshëm i merret jeta me pa të drejtë. Dhimbjen  për Erjonin e kam parë në sytë e të rinjve që e kuptojnë se sa e pasigurtë dhe e pavlerë është jeta në Shqipëri. Fatkeqësia e djalit tim ishte se kushërinjtë e tij janë me precedentë penalë. Ky fakt i dha të drejtën dorës kriminale që t’ia marrë pa mëshirë jetën djalit tim. Ky fakt i dha të drejtë portaleve që ta godasin për herë të dytë Erjonin duke cenu dinjitetin e tij me informacione të pavërteta dhe duke trazu shpirtrat e familjareve sërish. Erjon Xhenje ka qenë student i degës fizioterapi. Ka qene një i ri me angazhime në jetën personale dhe shoqërore. Erjoni është eduku me vlera dhe i ka manifestu në familje dhe në rrethin e tij të pastër shoqëror. Kërkoj nga shteti drejtësi për djalin tim. Kërkoj gjithashtu që familja ime të merret në mbrojtje pasi ndihemi të pambrojtur. Erjoni ka qene një djalë besimtar. Jam e sigurte që ai është lule në xhenet. Allahu e pastë në mbrojtje pasi në këtë jetë ka padrejtësi”, thuhet në reagimin e saj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga