LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush e mbronte Amant Josifin?/ Gazetari: Ka babain biznesmen dhe mamanë ish-gjyqtare

14 Shtator 2023, 21:08, Kronika CNA
Kush e mbronte Amant Josifin?/ Gazetari: Ka babain biznesmen dhe mamanë
Gazetari Erl Murati

Gazetari Erl Murati ka folur për arrestimin e ish-këshilltarit të ish-ministres Olta Xhaçka, Amant Josifin, i cili u vu në pranga në Dubai për mashtrim me “Call Center”-at.

Murati tha në një intervistë me Sonila Meçon se Amant Josifi ka pasur mbrojtjen e shtetit, pasi babain e ka biznesmen dhe mamanë ish-gjyqtare.

Ai deklaroi se ish-këshilltari i Xhaçkës ka pasur edhe mbrojtjen e qeverisë shqiptare për shkak të partnerit të biznesit që ka pasur me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama.

Këtu kemi të bëjmë me një industri, një kompani e cila vepron në mashtrim të qytetarëve europianë, kryesisht gjerman dhe spanjoll dhe bëhet fjalë për 235 mijë qytetarë të këtyre dy vendeve kryesisht.

Bëhet fjalë për një industri e cila ka prodhuar sipas kolegëve investigativë rreth 50 milionë euro çdo tre muaj.

Për sa i përket implikimit të Amant Josifit dyshimi të çon që ky njeri ka pasur mbrojtjen e shtetit, pasi babain e ka biznesmen, të ëmën ish-gjyqtare. Bëhet fjalë për një njëri që ka qënë partner biznesi me vëllain e kryeministrit, dhe ka pasur mbrojtjen nga qeveria shqiptare.

E para se ka qënë partner biznesi me vëllain e kryemisnitrit dhe i pyetur nga gazetarët zoti Rama nuk ka pranuar të japë asnjë informacion për këtë dhe nuk është distancuar formalisht nga një ish-partner i tij i biznesit. Fakti që ka refuzuar të flasë edhe ti japë përgjigje gazetarëve tregon që ka një implikim të tij”, theksoi gazetari./ CNA

Lajmet e fundit nga