LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Martinaj del në skenë/ Lidhja me Pëllumb Gjokën, të fortët e Bajrajve dhe prokurorin

27 Korrik 2023, 14:41, Kronika CNA

Martinaj del në skenë/ Lidhja me Pëllumb Gjokën, të

SPAK dhe Policia e Shtetit goditën një grup të strukturuar kriminal dhe dërguan prapa hekurave ish-drejtorin e Forcës së Posaçme Operacionale Oltion Bistri, biznesmenin Pëllumb Gjoka, si dhe drejtuesin e prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, ish-shefin e krimit të organizuar në policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbegaj, e anëtarë të fisit Bajri.

Megaaksioni u zhvillua në disa qytete të vendit, si Tiranë, Shkodër e Kukës, ku u bënë arrestimet, ndërsa janë ushtruar kontrolle në dhjetëra banesa e baza të anëtarëve të grupit si dhe u sekuestuan armë, paruke e maska që përdoreshin për atentatet mafioze.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur disa detaje, duke treguar lidhjet e Ervis Martinajt dhe fisit Bajraj.

Sipas gazetares, SPAK firmosi një urdhër-arrest të ri për Martinajn për përfshirje në vrasje e krime të tjera të rënda, edhe pse për fatin e tij nuk dihet asgjë.

Më tej zbulon se Ervis Martinaj implikohet bashkë me biznesmenin Pëllumb Gjoka, shoferin e këtij të fundit, Edmond Prekën dhe Behar Bajrin, në vrasjen e Gjin Ndojit Boricit në 2020 në Vaun e Dejës.

Në këtë episod rezulton i përfshirë edhe ish-prokurori i Shkodrës, Xhevahir Lita, i cili aktualisht ushtronte detyrën e drejtuesit të prokurorisë së Kukësit. Martinaj dyshohet edhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu./ CNA

Lajmet e fundit nga