LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Martinaj, i zhdukur prej gushtit/ Gjykata e Lartë shqyrton rekursin e vitit 2018

24 Shkurt 2023, 16:35, Kronika CNA

Martinaj, i zhdukur prej gushtit/ Gjykata e Lartë shqyrton rekursin e vitit

Më 2 mars Gjykata e Lartë do të shqyrtojë një rekurs të vitit 2018 për Ervis Martinajn. Asokohe Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë ndaj Ervis Martinajt nga burg me afat 30-ditor, në burg pa afat.

Në këtë ankimim bëhet fjalë për arrestimin e tij për ngjarjen e bllokut ku mbeti i vrarë miku i tij Fabiol Gaxha dhe u plagos Eljon Hato e vetë Martinaj.

Martinaj u mbajt disa muaj në burg dhe më pas u lirua me garanci pasurore nga gjykata e Tiranës.

Në përfundim të procesit ndaj tij akuza për vrasje të mbetur në tentativë ra, megjithatë ai u dënua 3 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar për “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për vrasje”, “Fshehje të të ardhurave”, “Falsifikim i pasaportave, kartave të indentitetit, vizave”, si edhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Ky dënim mbeti i pazbatuar pasi çështja ende nuk është shqyrtuar në apel kur do të merrte formë të prerë ose do të shpallej i pafajshëm.

Në një material konfidencial të policisë kriminale të siguruar nga "Euronews Albania", Ervis Martinaj, listohet ndër personazhet të cilët pasi janë arrestuar kanë përfituar dënime të buta.

Në raportin konfidencial të policisë Martinaj në lidhje me vrasjen e shtetasit Fabian Gaxha, në zonën e Bllokut Tiranë, rezulton si person nën hetim për “Plagosje të Lehtë me dashje”, ‘Prishje e rendit dhe qetësisë publike”dhe “Armëmbajtje pa leje”.

“ Shtetasi Ervis Martini është arrestuar në datë 05.10.2018, për veprën penale ‘Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, në lidhje me vrasjen e shtetasit Fabian Gaxha, në zonën e Bllokut Tiranë. Në zbatim të Urdhër Ndalimit nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë si person nën hetim për veprat penale të ‘Plagosjes së Lehtë me dashje” dhe ‘Prishje e rendit dhe qetësisë publike”. Shoqëruar në datë 25.02.201, si i dyshuar për “Armëmbajtje pa leje”, të gjendura në ambientet e Hotel ‘Arbëria Palace”, në Fushë Milot Kurbin. Për vrasjen në datë 11.112015, vrasja e shtetasit Enton Nikaj dhe plagosja e shtetasit Ismet Gaxherri, në lokal “Muraga”, Linzë Tiranë ” thuhet në raportin konfidencial të policisë.

Martinaj, i zhdukur prej gushtit/ Gjykata e Lartë shqyrton rekursin e vitit

 

 

Lajmet e fundit nga